Policia e Kosovës dëbon Dushan Kozarev i ashtuquajtur zëvendës drejtor i Zyrës për Kosovë

Lajme

Policia e Kosovës dëbon Dushan Kozarev i ashtuquajtur zëvendës drejtor i Zyrës për Kosovë

Nga: F. B. Më: 27 shtator 2019 Në ora: 18:06
Policia

Mediet në Beograd kanë njoftuar për dëbimin e të ashtuquajturit zëvendës drejtor të zyrës për Kosovën Dushan Kozarev, i cili u ndalua në rrugën Ranillug drejt Novo Bërdës dhe u detyrua me përcjellje të lëshoj Kosovën shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Kjo është kumtuar nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovën, ku shtohet se: "Rreth 20 policë me pesë automjete kanë ndaluar dhe kanë dërguar Kozarev drejt pikës administrative Konçul me arsyetimin se ‘ pjesëtarët e qeverisë dhe organeve serbe nuk janë të dëshirueshëm në zgjedhjet e Kosovës’”, thuhet në kumtesë.

Kozarev kishte planifikuar të marr pjesë në një tubim parazgjedhor të Listës Serbe ku duhej të transmetonte "porositë e unitetit të popullit serbe në Kosovë me shtetin e Serbisë".

"Policia e Kosovës po përpiqet që të kap edhe ndihmës drejtorin e zyrës Petar Petkoviç që u nis drejt Plemetinit. Ky akt vlerësohet si shkelje e marrëveshjes për qarkullimin e lirë dhe frikësim i popullatës serbe që mos të mbështesin Listën Serbe” shkruan në kumtesën e Zyrës për Kosovë.

"Me këtë veprim policia është vënë në shërbim të subjekteve që luftojnë kundër Listës Serbe për 10 vendet e rezervuara në parlament".

Në kumtesë thuhet po ashtu se "Serbia nuk do mund të largohet nga Kosova me akte dhe aksione të dhunës ".

"Populli serbe përkundër kësaj me 6 tetor me referendum do votoj për lidhjet e veta me shtetin. Ndërsa për këtë veprim do informohen institucionet ndërkombëtare” thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat