Kosovë a je gjallë? Qeveria serbe, (Trupi Koordinues) jep mbi 300 bursa për nxënësit e Luginës së Preshevës

Lajme

Kosovë a je gjallë? Qeveria serbe, (Trupi Koordinues) jep mbi 300 bursa për nxënësit e Luginës së Preshevës

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 22:24
Kosovë a je gjallë? Qeveria serbe, (Trupi Koordinues) jep mbi 300 bursa për nxënesit e Luginës së Preshevës

Preshevë, 27 shtator – Beogradai, gjegjësisht Trupi Koordinues si organë i qeverisë së Serbisë i drejtuar nga dr. Zoran Stankoviç  pasi në fillim të shtatorit dhuroi rrreth 1000 çanta plotë me pasije shkollore nxënësve të Lugines së Preshevës sot “për Jugun e Serbisë ka akorduar bursa për 300 nxënës të shkollave të mesme në Luginë të Preshevës”, njofton agjenica e lajmeve“Presheva Jonë” duke ju referuar burimeve zyrtare.  Ata do të marrin 6,000 dinarë në muaj për arsimin e tyre që nga fillimi i vitit shkollor deri më 31 dhjetor.

Nëse ka para në buxhet, bursat e tyre do të vazhdojnë deri në fund të vitit shkollor 2020, tha Trupi Koordinues.

Studentët nga Bujanoci do të marrin 124 bursa, 116 nga Presheva, ndërsa gjimnazistët nga Medvegja do të marrin 60 bursa – thonë nga Trupi Koordinues.

Kushtet që nxënësit e shkollave të mesme të kualifikohen për bursa janë të kenë nënshtetësi të Republikës së Serbisë, vendbanim në njërën prej këtyre komunave dhe të jenë regjistruar në vitin e parë, të dytë, të tretë ose të katërt për herë të parë këtë vit shkollor, si dhe në klasat e mëparshme ato ishin të shkëlqyera ose shumë te mira

Afati i fundit për aplikim është 11 Tetori nga 3:30 pasdite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat