Nderohen 104 atdhetarë shqiptarë

Lajme

Nderohen 104 atdhetarë shqiptarë

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Organizata e familjeve të Dëshmorëve të Atdheut-dega Elbasan, me Shoqatën “Familjet e Dëshmorëve”, me Shoqatën e të burgosurve politikë, dhe me Shoqërinë “Lëvizja”, kanë bërë homazhe pranë memorialit ku 75 vite më parë u pushkatuan 104 liridashës dhe atdhetarë shqiptarë antifashistë.

Nga ky memorial kryetari i shoqatës “Familjet e Dëshmorëve, Gani Krasniqi, bëri thirrje që të respektohen vlerat të cilat janë pjesë jo vetëm e kombit dhe historisë shqiptare por edhe të lirisë sonë.

Krasniqi- Të respektojmë vlerat e kombit tonë

“Natyrisht me lutjen, uratën, mbi të gjitha urimin për të thënë t’i respektojmë këto shenja, këto vlera të cilat nuk janë thjeshtë pjesë e historisë sonë por janë pjesë edhe e lirisë tonë, këtyre 104 dëshmorëve të kombit i lehtë përjetë dheu, do jetoj lavdia për ta”, u shpreh Krasniqi.

Ai kërkoi që të vazhdohet rrugën dhe përpjekjet drejt projekteve të mëdha, sikurse bën të paret tanë.

Ndërsa, kryetarja e organizatës “Familjet e Dëshmorëve të Atdheut”, dega Elbasan,  Xhulieta Gracani, tha se janë të lumtur që gjenden sot këtu por në të njëjtën kohë edhe të mallëngjyer nga ndarja e gjatë në mes të dy trojeve tona.

Gracani: Të emocionuar nga mallëngjimi i ndarjeve në mes dy trojeve

“Jemi të lumtur pa masë që gjendem sot mes jush por pa e fshehur jemi edhe të emocionuar pa masë nga mallëngjimi i ndarjeve të gjata në mes dy trojeve tona, të një trupi të përbashkët që në themel ka popullin dhe gjakun arbëror, trashëgimin gjenetike nga Iliria dhe prejardhjen e fisme nga pellazgët”- tha Graciani

Ndër tjera ajo shtoj se historia e popullit tonë të vuajtur gjithmonë është shkruar me gjak.

Graciani- Historia e popullit tonë e shkruar me gjak

“Në historinë tonë të vuajtur çdo jetë e dhuruar për liri është një fletë libri të madh, që në vend të bojës është shkruar me gjak trimash. Ne në nder të trimave që nuk i munguan kurrë këtij trualli jemi mbledhur sot të përkujtojme jetët e tyre , sakrificën, guximi dhe vetmohimin”, deklaroi Graciani.

Përndryshe, 75 vite më parë u pushkatuan 104 qytetarë shqiptarë në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat