Mediet franceze: Serbia forcon lobimin kundër pavarësisë së Kosovës

Lajme

Mediet franceze: Serbia forcon lobimin kundër pavarësisë së Kosovës

Nga: F.B Më: 28 shtator 2019 Në ora: 19:15
Mediet franceze: Serbia forcon lobimin kundër pavarësisë së Kosovës

Korrespondentja e gazetës franceze "Le Kroa" nga Beogradi, Marion Dotri, në tekstin autorial shkruan për aktivitetet diplomatike të Serbisë që të pengoj pranimin e mëtutjeshëm të shtetësisë së Kosovës, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Si rezultat i këtij lotimi sipas gazetares franceze është njoftimi i tërheqjes së njohjes nga 14 vende të ndryshme.

Ajo shkruan se Serbia derisa është bllokuar dialogu me Prishtinën ka intensifikuar lotimin që të bind shtetet që mos të pranojnë pavarësinë e Kosovës.

Dotri përmend me këtë rast deklaratën e presidentit çek Zeman në vizitën që kishte në shtator në Beograd kur tha se dëshiron që Çekia të tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas saj Kosova po udhëheq betejën për njohje të pavarësisë së shpallur në vitin 2008, duke përkujtuar se janë 5 vende anëtare të BE-së që nuk e kanë pranuar si shtet.

“Që nga 2015 Beogradi po realizon fushatën e lotimit që të arrijë të bind gjysmën e anëtarëve të OKB-së që mos të pranojnë Kosovën, e cila për shkak të vetos ruse e kineze nuk arriti të bëhet pjesë e OKB-së “, thuhet në tekst.

Dotri thotë se në ndërkohë ka njoftime për 14 vende që kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës duke cituar deklaratën e Xhems Ker-Lindzi nga Shkolla Ekonomike e Londrës që ka thënë se bëhet fjalë të proces të proces të thjeshtë ku mjafton vetëm një ministër i jashtëm të lëshoj kumtesë për opinion.

Në tekst thuhet se nga viti 2017 janë bërë 14 tërheqje, por kjo vështirë të konfirmohet, pasi ka disa vende që refuzojnë të vërtetojnë këto informata, prandaj nga këtu del fakti se Prishtina e Beogradi prezantojnë të dhëna të ndryshme.

„Deklaratave nganjëherë ju mungon legjitimitetit dhe kjo krijon huti. Në qershor ministri i jashtëm i Liberisë deklaroi në Beograd tërheqjen e njohjes së pavarësisë ndërsa dy ditë më vonë qeveria e vetë e demantoi. Presidenti çek po ashtu u kundërshtua nga qeveria çeke “, shkruan Dotri.

Ajo shkruan se Kosova katër herë nuk pati sukses të bëhet pjesë e Interpolit, ndonëse është pjesë e Bankës Botërore dhe Fondit Ndërkombëtar Monetar, ndërsa pushteti në Prishtinë do bëjë tentimin e pesë për anëtarësim, por po i mungon mbështetja.

"Në vitin 2015 Prishtina ka pësuar mossukses të madh në tentimin që të bëhet pjesë e UNESCO-së pas lotimit serb “, shkruan në tekst.

Sipas Xhems Ker-Lindzi, Beogradi po përpiqet që të forcojë pozitën e kohës së fillimit të dialogut në vitin 2011 me ndërmjetësim të BE-së, por bisedimet janë bllokuar plotësisht tash e një vit shkruan Dotri në tekstin autorial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat