Petriç: BE të ketë rol vendimtar rreth Kosovë, duke përfshirë edhe rusët edhe amerikanët

Lajme

Petriç: BE të ketë rol vendimtar rreth Kosovë, duke përfshirë edhe rusët edhe amerikanët

Nga: F.B Më: 29 shtator 2019 Në ora: 12:20
Ilustrim

Diplomati austriak dhe ish- i dërguari i BE-së për Kosovë Volfgang Petriç ka thënë se BE duhet të ketë rolin vendimtar në dialogun Beogradit e Prishtinës, duke shtuar se duhet kyçen edhe Rusia dhe ShBA, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Si diplomat më shumë dua që të gjithë që kanë interes në regjion të jenë pjesë e dialogut, ShBA dhe Rusia, por ndaj mendimin se BE këtu duhet të jetë kryesori ", tha Petriç.

Ai shtoi se së shpejti do të marr përgjegjësinë Komisioni Evropian dhe mendon se do të vij përshpejtimi i bisedave rreth Kosovës dhe kjo do të ishte çështje me rëndësi për KE, ndonëse sipas tij kjo po ec ngadalë.

"Nuk mendoj se ka mundur të ketë zgjidhje të shpejtë tash në Nju Jork, në përgjithësi jam skeptik ndaj zgjidhjes amerikane, sepse ne jemi evropianë dhe evropianët edhe në Kosovë edhe në Serbi duhet të gjejmë zgjidhje të mirë. ShBA është superfuqi por Evropa është ajo që duhet të udhëheq dialogun ", theksoi Petriç.

Duke komentuar emërimin e ambasadorit të ri rus Harçenko në Beograd, ai tha se Rusia ishte fuqi historikisht në këtë regjion."Personalisht mendoj se rusët duhet të luajnë rolin e tyre, sepse nëse i përjashtojmë siç duan disa në Evropë, ata nuk do jenë konstruktiv dhe do prishin secilën marrëveshje ", tha diplomati austriak.

Në pyetjen a është qëndrimi austriak kundër qëndrimit gjerman lidhur me korrektimin e kufijve, ai tha se mendimi ndryshe është normal.

"Edhe Merkel ka vendosur të mos mbështes këtë qëndrim në këtë moment, por nuk ka pasur bisedime në atë temë. Pozicioni im është se nëse ka mundësi për kompromis paqësor mos të lejohen liderët e Prishtinës edhe Beogradit të bisedojnë për më shumë detaje ", tha Petriç.

Kjo sipas tij është çështje shumë komplekse dhe për atë duhet të keni mbështetjen e dy popujve që janë përfshirë në atë vendim.

"Dua të them se është shumë me rëndësi që çdo gjë të bëhet transparente dhe në mënyrë demokratike. Nëse filloni bisedimet dhe nuk dini rezultatin dhe të refuzoni secilin propozim nga liderët e regjionit, ky nuk është hap i mirë diplomatik. I gjithë regjioni është në rrugë anëtarësimi në BE, ne si BE duhet dëgjojmë edhe analizojmë çdo gjë ", mendon Petriç.

Lidhur me deklaratën e presidentit çek Zeman për tërheqje të njohjes nga Praga, ai tha se ka mendim specifik për presidentin.

"Ka fol shumë gjëra, po nuk vendos ai, natyrisht është i qartë indikacioni që politikanët e BE janë bërë të padurueshëm dhe duhet përfundohet dialogu. Kjo është kritika e BE dhe Mogerinit në 5 vitet e shkuara si ndërmjetësuese dhe ndërmjetësve tjerë ", tha Petriç.

Ai shtoi se nëse vjen te zgjidhja e kompromisit me rrugë paqësore dhe që qytetarët e dy palëve duhet të kyçen edhe pajtohen sepse ky është proces demokratik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat