Vuçiç kërcënon serbët e Kosovës: Ja çka ju pret nëse s’e votoni Listen Serbe

Lajme

Vuçiç kërcënon serbët e Kosovës: Ja çka ju pret nëse s’e votoni Listen Serbe

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 12:52
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vucic, ka kërcënuar hapur serbët e Kosovës së nëse nuk votojnë për partinë që e udhëheq ai në Kosovë ‘Lista Srpska’, do të ju hiqen pensionet që marrin nga Serbia.

Vucic ka kërcënuar në një emision live të RTS duke ju drejtuar serbëve të Kosovës që të jenë të bashkuar dhe të votojnë ‘Lista Srpska’, parti kjo e udhëhequr nga ajo dhe që shkakton trazira në Veri të vendit që një kohë të gjatë.

“Serbët mund të votojnë për kënd dëshirojnë mirëpo unë i lus që ta votojnë Listën Serbe sepse vetëm ajo punon së bashku me Beogradin. Dilni në zgjedhje në numër sa më të madh, dhe të votojmë për qëndrimin tonë në vatrat tona, për rrogat serbe nëpër shkolla, spitale… Të gjitha do të hiqen nëse nuk dëgjohet zëri i Listës Serbe”, ka deklaruar Vucic për RTS, transmeton Gazeta Metro.

Vucic ka përjashtuar mundësinë e përfshirjes në fushatën zgjedhore që po mbahet në Kosovë, ai këtë e ka arsyetuar me udhëtimet e tij që ka jashtë Serbisë, mirëpo e ka fshehur se gjithë zyrtarëve serbë nga autoritetet kosovare ju është ndalur një gjë e tillë.

Kujtojmë se Vucic udhëheq në Kosovë partinë radikale ‘Lista Srpska’, parti kjo që kontrollohet nga ai dhe njerëzit e afërt me të, theksojmë se kjo parti njihet për organizmin e shumë incidenteve dhe krimeve që ndodhin në Veri të vendit.

Po ashtu udhëheqësi kryesor i kësaj partie, Milan Radojecic i shpallur në kërkim nga drejtësia kosovare dyshohet se është personi kryesore që ka kryer vrasjen e ish-liderit të serbëve në Kosovë, Oliver Ivanovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat