Mbledhja e KS të OKB-së për Kosovën me 31 tetor

Lajme

Mbledhja e KS të OKB-së për Kosovën me 31 tetor

Nga: F.B Më: 2 tetor 2019 Në ora: 10:00
Ivica Daçiq

Mbledhja e rregullt e KS të OKB-së në të cilën do shqyrtohet situata në Kosovë do të mbahet me 21 tetor ka deklaruar ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq.

Ai ka thënë për RTS se në këtë muaj KS udhëhiqet nga Afrika Jugore dhe për 31 tetor ka caktuar mbledhjen e KS ku do paraqitet raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Kosovën.

Daçiq ka thënë se pas disa vlerësimeve për dhe kundër këtyre mbledhjeve është vendosur ato të jenë tri herë në vit dhe e fundit për sivjet mbahet në 31 tetor.

" Është në interesin tonë shtetëror e kombëtar për realizimin e ideve edhe mendimeve për atë se çka duhet të bëhet në Kosovë – serbët duhet të dalin në zgjedhje dhe të votojnë Listën Serbe. Nëse duam të mbrojmë popullin serb dhe përfaqësuesit duhet të votohet ", tha ai.

Lidhur me zgjedhjet në Kosovë, Daçiq tha se është me rëndësi që serbët të jenë unik dhe të bashkuar sepse më mirë realizohen interesat kombëtare.

Ai nënvizoi se, "dikush do donte që në Parlamentin e Kosovës të hyjnë serb që janë kundër politikës së Serbisë.

Këtë e duan autoritetet në Prishtinë por edhe bashkësia ndërkombëtare:

"Sepse me atë do legjitimohet shteti i Kosovës, andaj është me rëndësi q ëtë gjithë serbët të dalin të votojnë dhe të vazhdojmë të luftojmë për drejtat në Kosovë ", tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat