Nuk ka stabilitet të Ballkanit pa euro-integrimin e plotë

Lajme

Nuk ka stabilitet të Ballkanit pa euro-integrimin e plotë

Nga: F.B. Më: 2 tetor 2019 Në ora: 15:53
Milo Gjukanoviç

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç sot në Shkup ka vlerësuar se “nuk ka stabilitet dhe përparim të Ballkanit Perëndimor pa integrimin e plotë në bashkësinë evropiane edhe euro-atlantike, shkruan “Politika” përcjell “Bota Sot”.

Ai në takimin e përbashkët me gazetar me presidentin maqedon Stevo Pendarovski ka thënë se jo stabiliteti I Ballkanit është pasojë e “ ngecjes së gjatë në zhvillimin ekonomik edhe demokratik”.

“Kjo ngecje është pasojë e lëvizjes jashtë binarëve evropian. Prandaj përgjigje në këto problem duhet të jetë pikërisht : tendenca e miratimit të vlerave evropiane dhe kualitetit evropian të jetës. Ajo rrugë nuk ka alternativë, Mali I Zi përpiqet të jetë shembull në këtë”, tha Gjukanoviç.

Ai ka vlerësuar se Maqedonia e Veriut ka mësuar leksion nga e kaluara dhe se “është reale të pres satisfaksion të plotë” përmes hapjes së bisedimeve me BE për anëtarësim të plotë në NATO.

“Është me rëndësi të mbështesim Maqedoninë veriore në atë rrugë. Ajo është rrugë pa alternativë pasi bëhet fjalë për stabilitetin e regjionit dhe prosperitetin ekonomik e demokratik”, tha ai.

Sipas Gjukanoviç Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore kanë raporte të mira qysh nga koha e shtetit të përbashkët, me çka u pajtua edhe presidenti maqedon.

Sipas Pendarovskit, Maqedonia posaçërisht vlerëson “mbështetje e qartë dhe të padiskutueshme” të Malit të Zi në realizimin e qëllimeve strategjike : anëtarësimit në NATO dhe BE.

“Bashkërisht konstatuam se është e domosdoshme që BE të njoh momentin dhe që Maqedonia Veriore në këtë muaj përfundimisht të marr datën për fillimin e bisedimeve”, ka thënë Pendarovski.

Sipas tij, ai dhe Gjukanoviç „ janë pajtuar se nga procesi euro-integrues nuk ka forcë më të madhe transformuese në shoqërinë tonë”.

Gjukanoviç ndodhet në vizitën dyditore në Shkup me ftesë të Pendarovskit dhe do të ketë takim edhe me kryeministrin Zaev dhe krye-parlamentarin, Talat Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat