Gjuriq në panik nga humbja e mundshme

Lajme

Gjuriq në panik nga humbja e mundshme

Nga: F.B Më: 3 tetor 2019 Në ora: 09:34
Marko Gjuriq

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve nga ajo hapësirë që janë në lista zgjedhore, pa marr parasysh dokumentet që posedojnë të lajmërohen dhe të tentojnë në vend ngjarje të realizojnë të drejtën për votë, shkruan “Beta” përcjell “Bota Sot”.

"Këshillat votues në mjediset serbe me shumicë me siguri do të marrin si të vlefshme të gjitha dokumentet, ndërsa tentimi i diskriminimit dhe pamundësimit të votimit do ta paraqesim në organizatat ndërkombëtare ", ka thënë Gjuriq për RTS, pas vendimit që mund të votohet vetëm me dokumente valide të Kosovës.

Sipas tij vetëm “masivitetit” është mënyra më e mirë të mbrohen interesat shtetërore duke shtuar se “ nëse secili me të drejtë vote në Kosovë nga serbët del, ashtu nuk do mund të vidhet vota”.

Sipas Gjuriq, " nëse do të kemi dhjetë nga dhjetë vendet e mundshme, nuk do të mund të formohet qeveria e re krahinore pa serbët", po ashtu vota serbe në dialog do të jetë dukshëm më e fortë.

Ai tha se duhet të votojnë të gjithë ata " që ndjejnë Serbinë si shtetin e vetë " dhe presin që Serbia të ruaj lidhjet institucionale, mbështetjen, shkollimin, shëndetësinë, çdo gjë me çka jetohet në Kosovë.

"Duhet të qëndrojnë unik në bllok ndaj përpjekjes së Prishtinës për ndrydhje, ndaj si thonë në Prishtinë, çdo ndikimi serb në Kosovë", tha Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat