Hoxha i Mitrovicës, Asllan Murati, ka ndërruar jetë sot në mëngjes.
Hoxha i ndjerë ishte kujdesur për eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini që nga viti 1998.
E për ndarjen nga jeta të hoxhës ka ngushëlluar edhe kryetari i LDK-sa, Isa Mustafa.
“Të nderuar familjarë dhe bashkbesimtarë të Mulla Asllan Muratit
Ju shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta e Kryeimamit të Mitrovicës, këtij veprimtari dhe patrioti tanë të shquar!
Gjithherë kisha kënaqësinë ta takoja Mulla Asllanin në Mitrovicë dhe Prishtinë. Besimtarin e pamposhtur dhe besnikun e frymës së Ibrahim Rugovës. Njeriun, që së bashku me prof Latif Berishën ktheu dhe ruajti eshtrat e Isa Boletinit deri në rivarrimin në Kullën e Boletinit.
Është privilegjë të përjetosh një periudhë afërsie me Mulla Asllanin, sikurse është nderë të kujtosh njeriun me virtyte të larta kombëtare e fetare”, shkruan Mustafa.
Siç kanë bërë të ditur në rrjete sociale familjarët varrimi i hoxhë Asllan Muratit do të bëhet nesër rreth orësh 13:00 në Xhaminë Qendrore në Mitrovicë.