Nis prodhimi i letrës higjienike për nevojat e burgjeve

Lajme

Nis prodhimi i letrës higjienike për nevojat e burgjeve

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pranuar makina për prodhimin e letrës higjienike dhe letrës së kuzhinës, ky donacion i dedikohet aktiviteteve të punës së organizuar nëpër burgje.

Përmes këtij donacioni të UNOPS-i, në Burgun e Sigurisë së Lartë do të angazhohen në punë rreth dhjetë të burgosur, e që gradualisht synohet edhe në rritjen e kapaciteteve prodhuese, me çka do të rritet edhe numri i të punësuarve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës nëpërmjet një komunikate thotë se përmes këtij projekti, përveçse synon rehabilitimin edhe risocializimin e personave të burgosur, synon në uljen e shpenzimeve ekonomike në letër higjienike për 50%, si dhe në rritjen e nivelit të higjienës dhe pastërtisë nëpër të gjitha institucionet korrektuese.

”Përveç kësaj, me angazhimin e të burgosurve në pune të tilla, normalizohet edhe  jeta e përditshme në burgje. Produktet e prodhuara nga të burgosurit e BSL-së, do të përdoren për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese, e në të ardhmen të plasohen edhe në tregun vendor”, thuhet në komunikatën e Shërbimit Korrektues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat