Bajqinovci: Më 6 tetor do ia kthejmë hundëve bandave të gjitha të këqijat që na kanë shkaktuar gjatë këtyre viteve

Lajme

Bajqinovci: Më 6 tetor do ia kthejmë hundëve bandave të gjitha të këqijat që na kanë shkaktuar gjatë këtyre viteve

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 12:56
Mefail Bajqinovci

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se gjatë karrierës së tij 20 vjeçare si gazetar, e ka parë se sa të pamëshirshëm ndaj qytetarëve kanë qenë këta që e mbajtën pushtetin vetëm për tu pasuruar për veti dhe klanet e tyre mafioze.

Bajqinovci përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se për gjatë gjithë këtyre viteve, kam qenë një zë i fuqishëm kundër uzurpatorëve, i mbrojtjes së ligjshmërisë, i luftës ndaj monopoleve dhe diskriminimit, i promovimit të meritokracisë dhe vlerave njerëzore, i promovimit të Transparencës dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit, i promovimit të Demokracisë dhe Lirive të të drejtave të njeriut. Këto janë parimet e mija, profesionale dhe njerëzore!.

“Të gjithê jemi ngopur me mashtrime e gënjeshtra 20 vjeçare!
Nga fakti se pushtetarët e deritanishëm e vodhën të ardhmen e fëmijëve tuaj, dhe sot secili i ri synon të ik nga ky vend. E dijë se në çdo konkurs pune ju nuk aplikoni sepse jeni të sigurt se ai vend është rezervuar për të afërmit e këtyre që e mbajtën pushtetin! E dijë se jeni të irrituar sa herë që dilni në rrugë kur i shihni xhipat e zi, gardërobën e blerë në Milano dhe pallatet mbretërore të këtyre që e mbajtën pushtetit deri sot! E dij edhe për shumë gjëra të tjera që ju ndiheni të dëshpëruar dhe të mllefosur skajshmërisht!”, ka shkruar Bajqinovci.

Tutje, ai ka thënë se me 6 tetor do ia ktheni hundëve bandave, mashtruesve dhe gënjeshtarëve ordiner të gjitha të këqijat që u kanë shkaktuar për gjatë këtyre viteve.


“Por e dijë sigurt edhe këtë se kanë mbetur vetëm edhe pak orë, që gjërat do të ndryshojnë sepse pas kaq viteve #ErdhiDita.
Më 6 tetor jam i sigurt se Ju do e votoni Lëvizjen Vetëvendosje, numrin 126, dhe me këtë do ia ktheni hundëve bandave, mashtruesve dhe gënjeshtarëve ordiner të gjitha të këqijat që u kanë shkaktuar për gjatë këtyre viteve.
Gjatë karrierës sime 20 vjeçare si gazetar e kam parë me sytë e mijë se sa të pamëshirshëm ndaj qytetarëve kanë qenë këta që e mbajtën pushtetin vetëm për tu pasuruar për veti dhe klanet e tyre mafioze”, ka thënë Bajqinovci teksa ka vazhduar.

“Për gjatë gjithë këtyre viteve unë Mefail Bajcinovci me numrin 20 në Listën e Vetëvendosjes, kam qenë një zë i fuqishëm kundër uzurpatorëve, i mbrojtjes së ligjshmërisë, i luftës ndaj monopoleve dhe diskriminimit, i promovimit të meritokracisë dhe vlerave njerëzore, i promovimit të Transparencës dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit, i promovimit të Demokracisë dhe Lirive të të drejtave të njeriut. Këto janë parimet e mija, profesionale dhe njerëzore!”, ka thënë ai.

Në fund, Bajqinovci është shprehur se me Vetëvendosjen , ju nuk do ta përjetoni më diskriminimin në shërbimet shëndetësore, në shkollimin e fëmijëve tuaj, në punësimin e të rinjve, në drejtësi e siguri dhe në as një fushë tjetër.

“Me një guxim qytetar dhe prej një profesionisti i kamë luftuar vazhdimisht uzurpatorët, të korruptuarit të padrejtit dhe mafinë politike e parapolitike. Dhe këtë do të vazhdoj ta bëjë gjatë gjithë jetës time. Tani e kam edhe më të lehtë sepse jam në mesin e subjektit që është themeluar dhe frymon mbi këto parime.
Të jeni të sigurt se me LVV , Ju nuk do ta përjetoni më diskriminimin në shërbimet shëndetësore, në shkollimin e fëmijëve tuaj, në punësimin e të rinjve, në drejtësi e siguri dhe në as një fushë tjetër.
Andaj ju ftoj që më 6 tetor të gjitha vajzat dhe djemtë grat dhe burrat të dilni dhe ta votoni Lëvizjen Vetëvendosje sepse”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat