Simiq: Lista Serbe do ta vazhdojë luftën për popullin serb

Lajme

Simiq: Lista Serbe do ta vazhdojë luftën për popullin serb

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 10:41
Sllavko Simiq

Nënkryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq tha se kjo listë do të marrë përgjegjësinë për të zgjidhur problemet me të cilat siç tha “përballen njerëzit tanë në Kosovë dhe do të marrë të gjitha vendimet në konsultim me udhëheqjen e shtetit serb”.

Ai tha për TV Prva tha se me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, qëllimi i tyre kryesor është që të kundërshtojnë çdo ligj, ndryshim dhe të gjitha rregulloret e tjera që janë të dëmshme për popullin serb në Kosovë, posa të jenë krijuar në Parlamentin e Kosovës.

Lista Serbe bazuar në rezultatet e publikuara deri më tani nga KQZ-ja ka fituar 49.280 vota me 6.39 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat