Rënia drastike e Shpend Ahmetit: Bashkë me AAK’në marrin veç 7 mijë vota në Prishtinë

Lajme

Rënia drastike e Shpend Ahmetit: Bashkë me AAK’në marrin veç 7 mijë vota në Prishtinë

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 22:32
Shpend Ahmeti

Prishtinën duket se e ka fituar Vetëvendosja me rreth 5 mijë vota më shumë se LDK’ja, e cila është e dyta. Derisa kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me AAK’në dhe partinë e vet në koalicion kanë fituar vetëm 7617 vota duke u renditur në vendin e katërt.

Në kryeqytetin e Kosovës janë numëruar 98,79% të votave në 244 vendvotime. Gjithsej kanë votuar 103 mijë e 665 persona.

Vetëvendosje është duke fituar në Prishtinë kundrejt LDK’së, derisa PDK‘ja ka dalë e treta, ndërsa koalicioni AAK-PSD i kryetarit të Prishtinës, ka përfunduar i katërti.

Vetëvendosje prin e para me 37229 vota. Ndërsa LDK’ja e ndjek VV’në me rreth 5 mijë vota më pak apo gjithsej 32497. Derisa PDK’ja si e treta ka 15456 vota.

Ndërsa koalicioni AAK-PSD, pjesë e të cilit është kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka fituar vetëm 7617 vota.

Ahmeti në garën e balotazhit për kryetar të Prishtinës, në nëntor të 2017’ës, akoma nën siglën e Vetëvendosjes, kishte fituar mbi 40 mijë vota duke e mposhtur me 300 vota më shumë Arban Abrashin e LDK’së.

E në përqindje i bie se VV’ja ka fituar me 37,15% të votave. Ndërsa, LDK’ja ka fituar 32,42%, derisa PDK’ja ka 15,42%. Kurse partia e kryetarit të Prishtinës së bashku me AAK’në kanë fituar vetëm 7.60% të votave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat