Tani Qeverinë do ta udhëheqë fryma e re intelektuale e Kurtit dhe Osmanit

Lajme

Tani Qeverinë do ta udhëheqë fryma e re intelektuale e Kurtit dhe Osmanit

Nga: M.H Më: 9 tetor 2019 Në ora: 14:49
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Partitë politike, garuese në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, kandiduan me një listë të personave që synonin të jenë deputetë ne Kuvendin e Kosovës dhe me një lider që synonte të zënte vendin e kryeministrit. Kësaj radhe me apel që të largohen nga lisa e kandidatëve ata persona që kanë pasur problem me ligjin ka hapur sytë tek populli duke menduar shumë mirë për kë ta japin votën.

Këto parti para datës 6 tetor zhvilluan fushata të ndryshme për ti bindur qytetarët, erdhën nga diaspora për të votuar por populli i Kosovës vendosi që të i votojë dy partitë e mëdha siç janë LDK-LVV, dhe se me shpresën që këto dy parti do të sjellin ndryshim në vend në mënyrë që populli të mos e lëshoj vendin. Zgjedhjet të cilat u zhvilluan në mënyrën më të duhur dhe pa asnjë incident të madhë.

Lidhur me temën se çfarë ndikoi ne dhënien votës se qytetareve, analisti politik, Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që përvojat e hidhura të mëparshme politike, kanë bërë që në këto zgjedhje të ruajnë votën dhe të zgjedhin listën më të guximshme të Kurtit dhe Osmanit. “Si asnjëherë më parë, pas pavarësisë, popullata e Kosovës, votuesit, nuk kanë zgjedhur kandidatë e deputetë cilësor me vetëdije të lartë intelektuale, kombëtare e morale sikurse gjatë këtyre, zgjedhje të parakohshme të 6 tetorit.

Përvoja e mëparshme e hidhur, mashtruese e votimeve të gabuara e ka vetëdijesuar, e ka përmirësuar dhe e ka bërë të mençur popullatën shqiptare sa që këtë herë duke ruajtur votën si shpresë të madhe, kanë zgjedhur listat e kandidatëve më cilësor, kanë zgjedhur listën e sinqertë, të guximshme, të pastër e të pakorruptuar të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit. Tani e tutje votuesit psiqikisht do jenë më të çëruar e më të rehatshëm nga partitë e neveritshme e të korruptuara, nuk do harxhohen më fjalë, biseda, shkrime për zhvatjen e shtetin deri në palcë.

Image
Sulejman Mehazi

Elektorati më nuk do bisedojë për ndryshime kufijsh, për kapje, vjedhje e nepotizëm, po për shpresa e ardhmëri më të mirë sociale, për mirëqenie shoqërore e ekonomike. Me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin dhe parlamenti do ndryshojë fjalorin politikë pēr të mbarë, deputetët do jenë më serioz e më me përgjegjës ndaj votuesve të tyre. Tani më në dorë qeverinë do ta udhëheqë fryma e re intelektuale që do lënë në harresë gardën e vjetër e të shëmtuar politike që kanë dëmtuar rëndë Kosovën duke u pasuruar vetë”, përfundoi, Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat