Vazhdon propaganda nga Daçiq: Prishtina do të humb në Interpol, këtë e dinë të gjithë, madje edhe ata

Lajme

Vazhdon propaganda nga Daçiq: Prishtina do të humb në Interpol, këtë e dinë të gjithë, madje edhe ata

Nga: F.B Më: 10 tetor 2019 Në ora: 09:00
Ivica Daçiq

 Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë për “Politika” se është i sigurt se Prishtina do të humb nëse vjen deri tek votimi në Kuvendin e përgjithshëm të Interpolit në Kil, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Këtë e dinë të gjithë bile edhe ata vetë", ka nënvizuar Daçiq për këtë medium.

Ministri i punëve të brendshme në qeverinë e Serbisë Nebojsha Stefanoviç dhe Daçiq ishin nikoqir të takimit me diplomatët në Beograd, ku merrnin pjesë përfaqësues nga BiH, Algjeria, Angole, Korea, Federata Ruse...

Mbledhja e Kuvendit të përgjithshëm të Interpolit fillon të martën në ora 11, ndërsa të enjten në ditën e tretë me 17 tetor në rend të ditës do të jetë kërkesa e Prishtinës për pranim në në këtë organizatë.

Nëse vjen tek votimi edhe këtë vit ai do shkojë në dy rrethe, por përfaqësuesit tanë shkruan gazeta , shpresojnë se nuk do ketë pauzë , në mënyrë që të evitohen presionet në disa vende anëtare. Kjo është hera e katërt që Interpoli vendos për kërkesën e Prishtinës, ndërsa për pranim është e nevojshme mbështetja prej dy të tretat e vendeve anëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat