Stefanoviç: Kosova ka ndryshuar taktikën te pranimi në Interpol, punojnë e paraqiten të pa interesuar

Lajme

Stefanoviç: Kosova ka ndryshuar taktikën te pranimi në Interpol, punojnë e paraqiten të pa interesuar

Nga: F.B Më: 11 tetor 2019 Në ora: 09:19
Nebojsha Stefanoviç

Ministri i punëve të jashtme Nebojsha Stefanoviç ka thënë se “Kosova për dallim nga herët e kaluara, ka ndryshuar taktikën e veprimit kur bëhet fjalë për kërkesën për pranim në Interpol, ata më pak po flasin në publik dhe paraqiten sikur nuk janë të interesuar”, shkruan “Danas” përcjell “Bota Sot”.

Stefanoviç për RTS ka thënë se Serbia për dallim nga Asambleja e Përgjithshme e vitit që shkoi, tash po bisedon me të gjitha vendet përfshirë edhe ato vende që kanë mbështetur pranimin e Kosovës.

„Duam të tregojmë të gjitha shkaqet“, ka thënë Stefanoviç dhe ka shtuar se Interpoli është themeluar nga ana e OKB-së dhe anëtar i asaj organizate mund të jenë vetëm shtetet që janë pranuar apo janë vëzhguese në OKB.

Stefanoviç po ashtu ka thënë se ju ka shkruar të gjithë kolegëve ministra të vendeve tjera, duke ju sqaruar pozitën në rë cilën ndodhet Serbia, ndërkohë që Serbia vazhdon të loboj në prag të  Asamblesë së Interpolit që mbahet për pak ditë në Kil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat