Këshilltarja e Vuçiqit, Suzana Vasiljeviç: Takim i rëndë me Grenell – Vuçiq ka mbajtur shënime zyrtare

Lajme

Këshilltarja e Vuçiqit, Suzana Vasiljeviç: Takim i rëndë me Grenell – Vuçiq ka mbajtur shënime zyrtare

Nga: F.B Më: 11 tetor 2019 Në ora: 10:02
Suzana Vasiljeviç

Këshilltarja e presidenti të Serbisë Suzana Vasiljeviç ka deklaruar sot se takimi i Vuçiqi me të dërguarin special për dialogun mes Prishtinës e Beogradit, Grenel ishte shumë i rëndë, por nuk mund të jap detaje, shkruan “Beta” përcjell “Bota sot”.

Ajo për TV Prva ka thënë se Vuçiq e Grenel në dhjetë minutat e parë kanë biseduar veçmas, pastaj iu është bashkuar edhe Marko Gjuriq nga e ashtuquajtura zyra për Kosovën.

"Ajo që ishte e çuditshme është fakti se për herë të parë vetë presidenti ka mbajtur shënime zyrtare nga takimi, sepse është e qartë se biseda ka qenë shumë e rëndë dhe ai nuk ka qenë në diskonim që as me ne si bashkëpunëtorë të bisedojë ", ka thënë Vasiljeviç.

Ajo nënvizoi se shpesh ndodhë që bisedat të jenë të rënda kur është temë Kosova, po si ka shtuar asnjëherë në këtë masë që presidenti të mos flas as me bashkëpunëtorët dhe të kërkoj kohë të mendoj në çfarë mënyre të kumtoj çka mund të jetë zgjidhje për atë që ka dëgjuar nga Grenel.

Duke fol për marrëveshjen e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së veriut për “Shengenin e vogël”, ajo ka thënë se sot fillojnë bisedimet në nivel të ekspertëve në tema të caktuara, ashtu që në Ohër brenda muajit të paraqiten hapat e caktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat