Vuçiq iu thotë “Marre ju qoftë” opozitës pasi autostradën Nish – Merdar e quajnë autostradën e “Shqipërisë së Madhe”

Lajme

Vuçiq iu thotë “Marre ju qoftë” opozitës pasi autostradën Nish – Merdar e quajnë autostradën e “Shqipërisë së Madhe”

Nga: F.B Më: 12 tetor 2019 Në ora: 17:51
Vuçiq iu thotë “Marre ju qoftë” opozitës pasi autostradën Nish – Merdar e quajnë autostradën e “Shqipërisë së Madhe”

Gjatë vizitës që po bënë sot në rrethin e Toplicës, Vuçië ka fol edhe për ndërtimin e autostradës nëpër Kurshumlii për të lidhur Nishin me Merdarin, ndërkohë që deklaratave të opozitës se Serbia po ndërton autostradën e “Shqipërisë së Madhe” iu ka përgjigjur me “marre ju qoftë”, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Në lidhje me Kosovën Vuçiq ka thënë se “pikërisht ata që duan të shfaqen si trima ata kanë kontribuar në pavarësinë e Kosovës, aq shumë kanë ndihmuar sa mua do më vinte marr të përmend emrin Kosovë”.

" Të gjithë ata kanë kontribuar në krijimin dhe proklamimin e pavarësisë së Kosovës nga ana e shqiptarëve para 11 viteve, ndërsa sot vazhdojnë të na shesin mend “ ka thënë Vuçiq.

Ai u shpreh se ne nuk tregojmë trimëri dhe e dimë sa jemi të vegjël edhe të dobët në krahasim me botën, por ne jemi gjithnjë e më të fortë nga dita në ditë.

" Kjo do të shihet nga rrogat, nga ndërtimet nga forcimi I ushtrisë dhe policisë që janë pa-krasuar më të forta dhe do vazhdojnë të zhvillohen duke ruajtur paqen” ka thënë ai.

Vuçiq ka thënë se Serbia nuk ka fëmijë për të hedhur dhe porosia e tij për nënat që gëzohen me këtë, për meshkujt se kushdo që vjen në Beograd edhe Serbi megjithatë presionet nuk duhet të shqetësohet askush sepse nuk lejojmë poshtërimin e Serbisë dhe nënçmimin.

"Do të ruajmë krenarinë e vendit, kjo do thotë se do të dimë në mënyrë të mençur të mbrojmë interesat shtetërore edhe kombëtare dhe të shikojmë sit ë ndihmojmë popullin tonë në Kosovë ", tha Vuçiq.

Disa në Prishtinë kërcënojnë dhe bërtasin se nuk ju intereson zgjedhja e serbëve dhe Listës Serbe. “Ju vetëm vazhdoni, ndërsa ne qetë edhe ngadalë, ju jeni shumë të fortë, ne nuk jemi, por të mundni Serbinë dhe të dëboni serbët nuk do të mundeni", porositi Vuçiq

Shumë rëndë e kemi përjetuar “Olujen” dhe një tjetër nuk do të mund e përballojmë. “Për këtë ‘Olujë’ ndaj popullit serb nuk do të ketë sepse shteti nuk do ta lejoj kundër popullit tonë” tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat