KQZ për helmimin e zyrtarëve të vet: Çfarë ka ndodhur ende nuk e dimë, priten sqarime nga Prokuroria Speciale

Lajme

KQZ për helmimin e zyrtarëve të vet: Çfarë ka ndodhur ende nuk e dimë, priten sqarime nga Prokuroria Speciale

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 11:42
Policia e Kosovës, foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi ka vizituar vendin ku janë helmuar zyrtarët e KQZ-së, teksa ka theksuar se do të ofrojnë sigurinë maksimale që mos të preket integriteti i procesit zgjedhor.

Përveç kësaj, Halimi bëri të ditur se bashkë me votat e ardhura nga Serbia janë edhe zarfe nga shtete të tjera. Derisa tha se KQZ-ja pritët të vendos se si do të veprohet më tutje me këta zarfe.

Halimi: KQZ vendos se çfarë do të ndodhë më tutje

“Ende nuk e kemi situatën e qartë, aty kanë ardhur zarfe nga shtetet tjera, por edhe nga Serbia. Procesi i verifikimit ka vijuar gjatë këtyre ditëve. Po besoj më pastaj do të kemi një pasqyrë më të qartë për gjitha këto pretendime që i kemi. Është çështje e vendimmarrjes së KQZ-së, ju e dini që zarfi përbën material të ndjeshëm. Tashmë është në pronësi të KQZ-së, ai do të vendos se si do të veprohet me këtë material të ndjeshëm, por ne jemi të interesuar që të ofrojmë sigurinë maksimale në këtë material dhe mos të ketë prekje në integritetin e procesit zgjedhor”, tha ai.

***

Kryeshefi i ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi ka vizituar vendin ku janë helmuar zyrtarët e KQZ-së, ku ka thënë se ende nuk e dinë se çka ka ndodhur por se kishte raportim për një kundërmim në disa pliko.

“Jemi në proces të verifikimit të votave nga jashtë, ndërkohë është raportu për një kundërmim në disa pliko. Aty ka zarfe që kanë ardhë edhe nga shtetet tjera por dhe nga Serbia. KQZ po pritët të vendos së si do veprohet. Ne jemi të vendosur që nuk do të preket asgjë nga integriteti i procesit zgjedhor”, tha ai.

Ndërkohë tha se ka mundësi që KQZ të mblidhet në orët e mbrëmjes për këtë çështje.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës i thanë KosovaPress-it se Prokuroria Speciale nuk i ka lejuar ata të japin komente rreth helmimit të zyrtarëve të KQZ-së.

Ndërkaq i kontaktuar pak minuta më parë ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Afrim Shefiku bëri të ditur se gjithçka do të sqarohet përmes një komunikate për media.

Ndryshe më herët, Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë dhe Klinika Infektive, kanë njoftuar se nëntë zyrtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor, kishin kruarje të intensitetit të ulët dhe se gjendja e tyre është stabile.

Sipas tyre, ata janë duke i bërë të gjitha masat dhe analizat për të mbuluar të gjithë patologjinë që mund të jetë.

***

Nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës janë deklaruar për nëntë pacientet femra të cilat dyshohet se u helmuan nga kutitë me vota serbe. Dy nga nëntë pacientet janë shtatzënë. Ndërkohë gjendja shëndetësore e të gjitha këtyre pacienteve sipas QKUK’së raportohet të jetë stabile.

“Në ora,11:58, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë lajmëruar 9 pacientë të gjinisë femrore, dy prej tyre shtatzënë, me  kruarje të duarve të intenzitetit të ultë.  Dy nga to kanë patur edhe vjellje.  Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë. Te të gjitha rastet nuk ka patur sindromë infeksioze dhe gjendja e përgjithshme është stabile”, deklarohen  zyrtarë nga zyra e drejtorit të SHsKUK’së.

Sipas tyre pacientët pohojnë se menjëherë pas hapjes së zarfave brenda në kuti të votimeve kanë ndjerë aromë kundërmuese. 

“Ekipa kujdestare e Klinikës Infektive kanë ndërmarrë masat e duhura duke i spitalizuar dhe duke i ofruar ndihmën e duhur mjekësore.  Konziliumi i SHSKUK dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në vazhdimësi janë duke e monitoruar gjendjen shëndetësore të pacientëve të spitalizuar.

Ndërkohë salla ku janë këto zarfe për momentin është e mbyllur. Në vendin e ngjarjes pritet që të arrijnë ekipet e posaçme me të policisë së Kosovës për t;u futur brenda sallës ku gjenden këto zarfe.

Policia për momentin nuk po e lejojnë asnjë zyrtarë e as qytetar t’i afrohet qendrës së votimit.

Me gjithë rastin tashmë po merret edhe policia e Kosovës. Kjo e fundit i ka nisur hetimet.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Policia posedon informacionin e tillë, ndërsa lidhur me detaje ne ketë fazë adresohuni KQZ’së dhe autoriteteve shëndetësore. Ne po e trajtojmë rastin”, ka deklaruar Hoxha.

Megjithëkëtë janë 26 zyrtarë të shtetit që kanë qenë në Qendrën e Numërimit të Rezultateve që kanë qenë të pranishëm në kohën kur janë hapur pesë kutitë me zarfe të ardhura nga serbia e që kanë pasur votat e serbëve që i kanë dhënë për zgjehdjet e fundit në Kosovë.

Për këtë rast  për Express ka folur edhe  Besnik Buzhala nga divizioni i Shërbimit të Votuesve. Sipas tij, zyrtarët kanë shenja të alergjisë në fytyrë dhe në duar.

Ai  ka deklaruar se janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia me vota të cilat pas hapjes kanë kutërbuar.

“Janë diku rreth 26 zyrtarë që janë helmuar pra kanë marrë alergji në duar dhe fytyrë.  Ne në mëngjes i kemi pas zarfet edhe aty zyrtarëve u është shfaqë alergjia. Janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia”, ka deklaruar Buzhala.

Policia dhe ekipet e tjera në vendin e ngjarjes

Procesi i numërimit të votave të ardhura nga Serbia ka nisur mëngjesin e sotëm. Mirëpo ai është ndërprerë pas disa munitave për shkak të kutërbimit.

***

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia është ndërprerë sot rreth orës 11:00.

Kjo pas kundërmimit të zarfeve. Si pasojë është raportuar të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se kjo ngjarje nuk ka ndodhur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, por në hapësirat e MI-së.

“Sa për sqarim, ngjarja nuk ka ndodhur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, por në hapësirën e ndërtesës së Ministrisë së Infrastrukturës ku është i vendosur shërbimi votues”, ka thënë Elezi.

Ai ka theksuar se puna në QNR është duke vijuar me normalitet.

Ndërkohë disa nga të helmuarit tani janë duke u trejtuar në Klinikën Infektive në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

9 nga 26 zyrtarët e helmuar shtrihen në Infektive të QKUK-së

Para pak minutave me atoambulanca kanë mbërritur në Klinikën Infektive të QKUK’së, 9 nga 26-zyrtarët e shtetit të cilat dyshohet se janë helmuar nga zarfet me vota nga Serbia në Qendrën e Numërimit të Rezultateve. Ata po trajtohen në Infektivë. Gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Këta pacientë tashmë i janë nënshtruar kontrolleve nga infektologët e QKUK’së.

“Gjendja është stabile. Kanë pasur disa skuqje. Janë nëntë persona që po trajtohen”, ka thënë drejtori i Shërbimit Klinik dhe Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu.

Ndërkohë salla ku janë këto zarfe për momentin është e mbyllur. Në vendin e ngjarjes pritet që të arrijnë ekipet e posaçme me të policisë së Kosovës për t;u futur brenda sallës ku gjenden këto zarfe.

Ndërkohë policia për momentin nuk po e lejojnë asnjë zyrtarë e as qytetar t’i afrohet qendrës së votimit.

E ndërkohë, me gjithë rastin tashmë po merret edhe policia e Kosovës. Kjo e fundit i ka nisur hetimet.

Image

Mjekët flasin për gjendjen shëndetësore të 26 zyrtarëve të helmuar me zarfet nga Serbia

Me kruraje, djegie e temperaturë janë paraqitur pranë qendrës kryesorë të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, 26 zyrtarët kosovarë të cilët dyshohet se janë helmuar nga zarvet me vota të cilat kanë ardhur nga Serbia. Të gjithë këta persona janë trajtuar në Qendrën Kryesore  të Mjekësisë Familjare ‘Fehmi Agani’, në Prishtinë. Procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia, është ndërprerë rreth orës 11:00.

Doktorët e kësaj qendre thanë se pacientët pra 26 zyrtarët kanë pasur simptoma të temperaturës, kruarjes  e djegies në fytyrë e duar.

Të gjithë ata janë referuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë.

“Të gjithë këta pacientë ishin tek ne. I trajtuam, mirëpo i referuam për në QKUK. kishin temperaturë, djegie e kruarje në fytyrë e duar. Ishin të shqetësuar”, kanë thënë zyrtarë të Qendrës.

E ndërkohë, me gjithë rastin tashmë po merret edhe policia e Kosovës. Kjo e fundit i ka nisur hetimet.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Policia posedon informacionin e tillë, ndërsa lidhur me detaje ne ketë fazë adresohuni KQZ’së dhe autoriteteve shëndetësore. Ne po e trajtojmë rastin”, ka deklaruar Hoxha.

Megjithëkëtë janë 26 zyrtarë të shtetit që kanë qenë në Qendrën e Numërimit të Rezultateve që kanë qenë të pranishëm në kohën kur janë hapur pesë kutitë me zarfe të ardhura nga serbia e që kanë pasur votat e serbëve që i kanë dhënë për zgjehdjet e fundit në Kosovë.

Për këtë rast ka folur edhe  Besnik Buzhala nga divizioni i Shërbimit të Votuesve. Sipas tij, zyrtarët kanë shenja të alergjisë në fytyrë dhe në duar.

Ai ka deklaruar se janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia me vota të cilat pas hapjes kanë kutërbuar.

“Janë diku rreth 26 zyrtarë që janë helmuar pra kanë marrë alergji në duar dhe fytyrë.  Ne në mëngjes i kemi pas zarfet edhe aty zyrtarëve u është shfaqë alergjia. Janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia”, ka deklaruar Buzhala.

Procesi i numërimit të votave të ardhura nga Serbia ka nisur mëngjesin e sotëm. Mirëpo ai është ndërprerë pas disa munitave për shkak të kutërbimit. Policia është njoftuar për rastin.

Megjithëkëtë,  në qendrën e numrit dhe rezultateve edhe të dielën po vazhdohet me rinumërimin e vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-j, gjatë kësaj jave.

Sipas zëdhënësit të KQZ Valmir Elezi deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 141 prej 314 vendvotimeve dhe se ky proces po vazhdojnë edhe të dielën . Elezi, ka sqaruar se përse rinumërimi në QNR zgjat më shumë se numërimi i fletëvotimeve në vendvotime ditën e zgjedhjeve.

“Arsyeja se persë numërimi i fletëvotimeve të 2547 vendvotimeve përmbyllet brenda pak orëve pas procesit të votimit dhe rinumërimi i 314 vendvotimeve zgjatë më shumë -është se çdo vendvotim ka këshillin, anëtarët e të cilit bëjnë numërimin e atij vendvotimi, ndërsa rinumërimi këtu varet nga kapaciteti i QNR,pra janë vetëm 22 tavolina numërimi”.- Elezi.

 Vendimi i KQZ-së për rinumërimin e 314 vendvotimeve, që ka ardhur pas rekomandimeve të Qendrës së Numërimeve dhe Rezultateve, pas gjetjeve të cilat janë bërë në këtë qendër gjatë pranimit të materialit nga këto vendvotime.

Policia izolon vendin e ngjarjes ku u helmuan 26 zyrtarët nga zarfet e ardhura nga Serbia

Forca të shumta policore janë mbledhur në vendin ku po verifikoheshin zarfet e ardhura nga Sebia.

Kjo pasi 26 zyrtarë që po merreshin me këtë punë janë helmuar nga kundërmimi i zarfeve të ardhura nga Serbia.

Policia e ka izoluar vendin se ku ka ndodhur ngjarja. Autoambulanca janë paraqitur në vendin e ngjarjes.

26 shqiptarë të Kosovës të helmuar në Qendrën e Numërimit, shkak zarfet e ardhura nga Serbia

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia, është ndërprerë rreth orës 11:00. Kjo pas kundërmimit të zarfeve. Si pasojë raportohet të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve. Lajmin e ka konfirmuar Besnik Buzhala nga divizioni i Shërbimit të Votuesve. Sipas tij, zyrtarët kanë shenja të alergjisë në fytyrë dhe në duar.

Ai ka deklaruar se janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia me vota të cilat pas hapjes kanë kutërbuar.

“Janë diku rreth 26 zyrtarë që janë helmuar pra kanë marrë alergji në duar dhe fytyrë.  Ne në mëngjes i kemi pas zarfet edhe aty zyrtarëve u është shfaqë alergjia. Janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia”, ka deklaruar Buzhala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat