Stefanoviç në Kil: Do bëjmë çdo gjë të mundshme që Kosova mos të ketë sukses në qëllimin e vetë

Lajme

Stefanoviç në Kil: Do bëjmë çdo gjë të mundshme që Kosova mos të ketë sukses në qëllimin e vetë

Nga: F.B Më: 13 tetor 2019 Në ora: 19:45
Nebojsha Stefanoviç

Nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviç ka udhëtuar në Kil në krye të delegacionit serb në Kuvendin e Përgjithshëm të Interpolit, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Ai në rrjetin social Twitter ka shkruar se do japin çdo gjë nga vetja që të pamundësojnë qëllimin e Kosovës për anëtarësim në Interpol.

“Sapo fillon faza e fundit e luftës sonë! Do të japim çdo gjë nga vetja që Kosova të mos ketë sukses në qëllimin e vetë. Do të luftojmë deri në sekondën e fundit të votimit”.

Delagcioni serb qysh nesër ka planifikuar një seri të takimeve diplomatike në Santiago, me qëllim që të edhe sivjet të pamundësoj anëtarësimin e shtetit të rrejshëm të Kosovës në Interpol shkruan Novosti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat