U tha se mund të largohet Lista Serbe nga Kuvendi i Kosovës, reagon ashpër Vuçiqi

Lajme

U tha se mund të largohet Lista Serbe nga Kuvendi i Kosovës, reagon ashpër Vuçiqi

Nga: F.B. Më: 14 tetor 2019 Në ora: 11:45
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se është shumë i shqetësuar me rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë duke vlerësuar se çdo tentim për “heqjen” e Listës Serbe mund të le pasoja katastrofale në raportin mes serbëve dhe shqiptarëve, shkruan “Danas”, përcjell “Bota Sot”.

Vuçiq ka thënë se Lista Serbe ka fituar 96 për qind të votave të serbëve në zgjedhjet dhe akuzoi shqiptarët se kanë shpikur “një tregim për helmim nga zarfet me vota nga Serbia”.

“Tash nuk janë më të sigurt se janë helmuar. Nuk dinë çka të shokun me qëllim të konstatimit të heqjes së Listës Serbe. Kjo do le shumë pasoja në raportet mes shqiptarëve dhe serbëve sepse serbët më nuk do jenë në institucione. Kur nuk ka serb në institucione, duhet të dini ku janë dhe si do duhet të mbrojnë pragun e vetë”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se është interesant që gjatë hapjes së zarfeve pasoja të helmimit nuk ka pasur asnjë serb i pranishëm në KQZ.

Ai tha se i ka lutur partnerët ndërkombëtar që të i kthjellin dhe mos të ndihmojnë shqiptarët  në “qëllime të tilla të sëmura” sepse po i afrohemi “katastrofës”.

“Përndryshe çdo gjë që kanë bërë është bërë së bashku me qëllim që të zhduket lista Serbe, Ky është shqetësim shumë i madh për neve” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat