Vuçiq: Nga Lista Serbe duan të krijojnë terroristët

Lajme

Vuçiq: Nga Lista Serbe duan të krijojnë terroristët

Nga: F. B. Më: 15 tetor 2019 Në ora: 09:35
Aleksandër Vuçiq

Votat e votuesve nga Serbia Qendrore që janë dërguar përmes postës, nuk do të numërohen përderisa të kryhen analizat e zarfeve, që të dielën kinse kanë nxitur alergji në shërbyesit e Qendrës së numërimit të votave, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Lidhur me skandalin e zarfeve për të cilët Prishtina thotë se janë “të helmuar”, presidenti i Serbisë Vuçiq ka deklaruar se “gjithçka që ka bërë perëndimi dhe Prishtina ka një qëllim, shkatërrimi i Listës Serbe".

Në të njëjtën kohë ai ia ka tërhequr vërejtjen bashkësisë ndërkombëtare, posaçërisht atyre që e kishin të vështirë të uronin Listën Serbe se heqja e demokracisë nuk shpie askund dhe duhet qartë të dinë kush janë përfaqësuesit e serbëve në Kosovë.

“Kemi lutur partnerët tanë perëndimor që të sjellin në mend shqiptarët që mos të ndihmojnë qëllimet e sëmura, në të kundërtën kam frikë se po afrohemi katasrofës. Jam shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë, posaçërisht në përpjekjen e shqiptarëve që të marrin vendimin për largimin e Listës Serbe. Atë mund ta ndalojnë por jo popullin serb në Kosovë.

Vuçiq ka thënë se LS është partia që ka fituar 96 për qind të votave të serbëve të Kosovës dhe ka pasur mbështetjen , ndërsa në Prishtinë kanë shpikur helmimin nga zarfet nga Serbia, tregim për fëmijë të vegjël, ndërsa asnjë serb nuk është helmuar.

“Mos bëni plane dhe paraprakisht të shpikni tregime sikur në vitet 90-të. Tash nuk janë sigurt a ka helmi e duan të ndalojnë LS. Atëherë nuk do të ketë serb në institucione, dhe kur nuk janë aty dihen ku janë, ata do duhet të mbrojnë pragun dhe lirinë e vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat