KDI: Deklaratat e kandidatëve që kishin pritje për veten e tyre, nuk mund ta dëmtojnë korrektësinë e procesit zgjedhor

Lajme

KDI: Deklaratat e kandidatëve që kishin pritje për veten e tyre, nuk mund ta dëmtojnë korrektësinë e procesit zgjedhor

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 13:21
Ismet Kryeziu

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, përmes një postimi në Facebook ka thënë se disa nga deputetë për kandidat dhe subjektet politike që kanë pasur pritshmëri më të mëdha nga votuesit, por që dëshpërimi i tyre nuk mund ta vë në dyshim, mbarëvajtjen e procesit zgjedhor e deri tek numërimi i votave.

“Rastet e izoluara nuk janë trend e as mostër e ekspertizës ose analizës, deklaratat e kandidateve apo subjekteve politike qe ndoshta kishin shume pritje për veten e tyre, nuk mund te jene arsye për te dëmtuar korrektësinë e procesit zgjedhor”, shkruan ai.

Kryeziu ka thënë se QNR-ja është duke bërë numërimin në mënyrë profesionale dhe duke mënjanuar çdo gabim të qëllimshëm apo njerëzor që është bërë.

“Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ne mënyrë profesionale përmes shume filtrave është duke trajtuar secilin gabim njerëzor apo dhe te qëllimshëm ne procesin zgjedhor. Integriteti dhe besimi për një proces fer dhe korrekt ne Kosove, përveç se ka ndodhur, është edhe duke u mirëmbajtur”, shkruan Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat