60% e shqiptarëve nuk dinë gjuhë të dytë, në Kosovë statistika po konsiderohet jo reale

Lajme

60% e shqiptarëve nuk dinë gjuhë të dytë, në Kosovë statistika po konsiderohet jo reale

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, 60% e shqiptarëve nuk dinë asnjë gjuhë të huaj. Ky rezultat doli të jetë një nga përqindjet më të larta në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate për t’u anëtarësuar.

60 për qind e shqiptarëve nuk dinë ndonjë gjuhë të dytë, pos asaj amtare. Të dhënat të cilat i nxori Institutit Europian i Statistikave, EUROSTAT, po shihen tejet zhgënjyese.

Komisioneri për gjuhët i në Qeverinë e Kosovës, Slavisa Mladenoviq, tha se pavarësisht që gjuhët e huaja mësohen gjatë shkollimit, ato nuk i njohin qytetarët e Kosovës.

Sipas Mladenoviç, kosovarët nuk njohin as gjuhët e tjera zyrtare që janë  në Kosovë, si ajo serbe.

“Nuk po mundem të flasë për gjuhën angleze apo gjuhët e tjera të huaja por është zhgënjyese raportimi se 60% nuk e njohin një gjuhë të dytë të huaj kur kemi parasysh se ato janë të përfshira në sistemin arsimorë. Por kjo përqindje është reale edhe sa u përket njohjes së gjuhëve zyrtare në Kosovë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Slavisa Mladenoviq.

Ndërsa, dekanja e Fakultetit Filologjikë, Lindita Sejdiu – Rugova, ka thënë se sondazhi i EUROSTAT-it, është befasues. Sipas saj, interesimi për të mësuar gjuhë të huaja gjithmonë po rritet.

“Të rinjtë tanë që studiojnë këtu janë shumë të mirë në gjuhë të huaja. Sidomos gjeneratat e reja janë më të mira se gjeneratat paraprake sa u përket gjuhëve të huaja. Natyrisht kjo nuk vlen edhe për gjuhën e shkruar pasi aty kemi mjaft punë për të bërë. Në gjuhën e folur kemi pritur që situata të jetë më ndryshe”, deklaroi Lindita Sejdiu Rugova.

Sipas studimit nga Institutit Europian i Statistikave, në përgjithësi 35% e qytetarëve të Bashkimit Evropian, nuk dinë asnjë gjuhë të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat