Vuçiq: Çka fiton Serbia nëse e njeh Kosovën? Ja përgjigjja e Herman Rompej

Lajme

Vuçiq: Çka fiton Serbia nëse e njeh Kosovën? Ja përgjigjja e Herman Rompej

Nga: F.B. Më: 16 tetor 2019 Në ora: 09:30
Aleksandar Vuçiq

Kryetari i nderit të Këshillit të Evropës dhe ish-kryeministri belg Herman van Rompej ka sqaruar se çka është garanci për paqe të përhershme në Ballkan, shkruan “B92”, përcjell “Bota sot”.

"BE është garancia më e mirë për paqen afatgjate në Ballkan, kjo është ëndërr e shumëkujt, kjo është perspektiva", ka thënë Van Rompej në konferencën për shtyp "BE dhe Serbia: fati i përbashkët", ku foli edhe presidenti Vuçiq shkruan gazeta.

Van Rompej ka thënë se "kupton Vuçiqin kur thotë se Serbisë për zhvillim ekonomik i duhen partner tjerë jashtë BE-së " dhe shtoi se Unioni “nuk ka asgjë kundër kësaj”, por “çelësi i prosperitetit të Serbisë nuk është Peking Moska apo Ankara, por Brukseli".

"Dobitë e vendeve tjera mund të i sjellin Serbisë më pak se ajo që ofron BE Serbisë", ka thënë kryetari iu Këshillit të Evropës nga 2009 deri me 2014.

Për arritjen e marrëveshjes me Beogradit dhe Prishtinës duhet besim i ndërsjellë. "Duhet të keni raporte me të cilat arrihet besimi, duhet përtërirë besimin", tha Van Rompej.

Ai theksoi se procesi i bashkëngjitjes së Serbisë në BE nuk mund të përfundohet nëse nuk ka marrëveshje mes Kosovës edhe Serbisë për normalizim të raporteve.

"Jam i sigurt se problemet i është sundim i ligjit dhe fushat tjera do tejkalohen, por për problemin e Kosovës nuk jam i sigurt”, tha ai.

Vuçiq ka thënë se ka shumë pak politikan që hapur thonë se “Kosova është çështje e të gjitha çështjeve” për pranimin e Serbisë në BE siç tha sot Van Rompej.

"Të tjerët thonë se sundimi i ligjit për BE është më i rëndësishëm se Kosova, ndërsa kur vijnë këtu flasin vetëm për Kosovën dhe jo sundimin e ligjit. Kjo nuk do thotë se nuk duhen përmirësuar gjendjen në disa fusha por Kosova është më e rëndësishmja” tha Vuçiq.

Ai tha se “të gjithë presin që Serbia të njoh Kosovën” por nuk ka përgjigje çka fiton Serbia për këtë.

"Kur pyes a mundet Serbia me llogarit në anëtarësim në BE deri 2025 nëse zgjidhet çështja e Kosovës, dëgjoj konstatimin se “shikoni ju jeni pragmatik, shikoni situatën”, ka thënë Vuçiq.

Në pyetjen e Vuçiqit a mundet Serbia të pranohet në BE nëse zgjidh çështjen e Kosovës brenda dy viteve, Van Rompej ka thënë se BE do të kishte “obligim moral” ndaj Serbisë nëse Beogradi përmbush diçka që Brukseli kërkon nga ajo.

"Çka do që them, do dyshoni në atë që përgjigjem", tha Van Rompej në përgjigje të kësaj pyetje.

Van Rompej ka thën se BE dhe Serbia kanë “fatin e njëjtë” sepse “ndajnë vlera të njëjta”, ato janë “ pjesë të civilizimit të njëjtë” sepse Serbia është e rrethuar me vende të BE-së.

"Nëse nuk besojmë në BE humbim betejën globale. Ne kemi potencial të jemi fuqi botërore, por për këtë duhet vullneti i anëtarëve të BE-së", ka thënë Van Rompej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat