Dasmat shqiptare të “Schatz-ave” në Kosovë, lajm kryesor në mediat gjermane

Lajme

Dasmat shqiptare të “Schatz-ave” në Kosovë, lajm kryesor në mediat gjermane

Nga: A.M. Më: 16 tetor 2019 Në ora: 21:54
Pamje nga videoja

Tradita shqiptare vazhdojnë të mbijetojnë edhe sot e kësaj dite, por ato janë me musafirë të shumëta.

Por tashmë ka filluar të bëhet ndryshimi i traditave shqipatre duke u kthyer dasmat në luksoze.

Media e njohur gjermane Arte.tv ka bërë një reportazh se si organizohen dasmat shqipatare ata kanë në fukus Shemsije Dërmaku e cila është planifikuse e dasmave, duke përfshirë këtu edhe planifikimin e dasmave të shqiptarëve të cilët jetojnë jashtë vendit, por kthehen në atëdhe për të zhvilluar dasmat e tyre, shkruan “Bota sot”.

“Shemsije Dërmaku është një organizatore dasmash në Prishtinë, Kosovë. Ndërsa shumica e njerëzve në vend duhet të jetojnë me pagë mujore prej rreth 200 euro, ata mund të jetojnë shumë mirë nga puna e tyre. Shemsija ofron dasma luksoze. 90 përqind e klientëve të saj janë "Schatzis". Kështu, vendasit i quajnë njerëzit që dikur kanë emigruar dhe rregullisht dërgojnë para në shtëpi”, shkruan media e njohur gjermane Arte.tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat