Simiç: Ndërhyrja e ROSU është dhunë institucionale ndaj serbëve

Lajme

Simiç: Ndërhyrja e ROSU është dhunë institucionale ndaj serbëve

Nga: F.B Më: 17 tetor 2019 Në ora: 09:22
Igor Simic 

Nënkryetari i Listës Serbe Igor Simic ka thënën se ndërhyrja e ROSU në veri të Kosovës “demonstrim klasik i forcës dhe frikësim i njerëzve të pafajshëm në veri të Mitrovicës ", shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”

"Dërgimi i më shumë se 100 pjesëtarëve të njësisë speciale për arrestimin e dy personave flet për faktin se dje ka pasur dhunë institucionale ndaj serbëve ne Kosovë ", ka thënë Simiç për TV Pink.

Ai ka përkujtuar se skenar i ngjashëm ka ndodhur në vitin që shkoi kur Kosova nuk pati sukses të bëhet anëtar i Interpolit me 21 tetor, kur dy ditë pas kësaj njësitet special me armatim të plotë ushtarak janë gjendur në rrugët e Mitrovicës.

Aso kohe janë arrestuar Nedeljko Spasojeviç, Marko Roshiç, ndërkohë që është tentuar “eliminimi i kryetarit te Listës Serbe Milan Radojiçiç".

Ai ka theksuar se Prishtina përsëri ka pësuar “debakël” në Kil dhe opinioni shqiptar në vend se të merret me mossuksesin e përfaqësuesve të saj politik, kanë marr temën tjetër ndërhyrjen në veri të Kosovës.

"Ndërhyrja është përcjell nga ekipe mediale dhe raportim që ishin një nacionale. Kjo është vazhdimësi e kriminal-izimit të serbëve në veri, Për fat të keq në kët po marrin pjesë edhe liderët e opozitës në Beograd duke iu dhënë alibi liderëve shqiptar që të maltretohen serbët e Kosovës", ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat