Kosova pjesë në forumin “E- Apostile Programme” në Brazil

Lajme

Kosova pjesë në forumin “E- Apostile Programme” në Brazil

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 15:57
Foto nga vizita

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës kanë marrë pjesë në forumin ndërkombëtar ”E – Apostille Programme” i cili është mbajtur në Fortaleza të Brazilit nga 16 deri më 18 tetor.

Sipas një komunikate, delegacioni i Republikës së Kosovës përbehet prej Blerim Camaj – drejtor i drejtoratit të gjendjes civile në ARC/MPB, Erdon Arifaj – udhëheqës i sektorit të gjendjes civile në ARC/MPB, dhe Driton Blakqori – udhëheqës i divizionit për viza në MPJ.

“Në këtë forum ndërkombëtar po marrin pjesë të gjitha shtetet anëtare të Konventës së Hagës për Apostil, duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës si anëtare e kësaj Konvente. Qëllimi i kësaj konference është diskutimi mbi lëshimin e apostilit në mënyrë elektronike dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira të vendeve anëtare të kësaj Konvente”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat