Cakaj: Shqipëria ka mbajtur të njëjtin qëndrim me Kosovën për dialogun me Serbinë

Lajme

Cakaj: Shqipëria ka mbajtur të njëjtin qëndrim me Kosovën për dialogun me Serbinë

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 23:26
Gent Cakaj

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka thënë se Shqipëria ka mbajtur të njëjtin qëndrim me Kosovën sa i përket dialogut me Serbinë.

Ai kështu ka thënë në emisionin Real Story, duke theksuar se nuk ekziston një agjentë e paracaktuar finale dhe nuk ekziston një proces i dakorduar në të cilin palët ose duhet ta pranojnë ose të largohen.

“Ne si Shqipëri kemi mbajtur saktësisht të njëjtin qëndrim me Kosovën sa i përket dialogut me Serbinë. Ato që janë aprivuar sikur qëndrime të qeverisë shqiptare nuk përkojnë me realitetin”.

“Politika jonë në raport me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë ka qenë i ndërtuar në tre shtylla kryesore”.

“[1] U takon institucioneve të Kosovës t’i caktojnë prioritetet e dialogut me Serbinë dhe Shqipëria ta mbështesë atë. [2] Ka qenë fakti se dialogu duhet të mbarojë me njohje të ndërsjellë dhe këtu nuk duhet të ketë asnjë dyshim. [3] Secila njohje duhet të jetë e dizajnuar në atë mënyrë që mundëson përparimin e mëtejmë të Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

“Qeveria e Shqipërisë nuk mund të jetë e përfshirë ligjërisht në procesin e negociatave për shumë arsye. Strukturalisht ne nuk jemi pjesë e asaj marrëveshje. Mirëpo kjo nuk do të thotë se Shqipëria do të trajtohet si shtet i tretë në këtë proces. Ne natyrisht se ne do ta mbështesim Kosovën në këtë proces”.

“Masat operative të kësaj marrëveshje nuk janë finale – është një deklaratë që shpreh vullnetin. Unë thash se nuk ekziston një agjentë e paracaktuar finale dhe nuk ekziston një proces i dakorduar në të cilin vendet ose duhet ta pranojnë ose të largohen. Është një proces që do të finalizohet duke marrë parasysh kontributin e të gjitha palëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat