Medvedev: Rusia është kundër rishkrimit të njëanshëm të kufijve në Ballkan

Lajme

Medvedev: Rusia është kundër rishkrimit të njëanshëm të kufijve në Ballkan

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 11:27
Medvedev

Kryeministri i Federatës Ruse, Dmitrij Medvedev, tha se ideja ‘ultra nacionaliste’ e ‘Shqipërisë së Madhe’ është shumë të rrezikshme. Serbia e pret në vizitë Medvedevin në ceremoninë e përkujtimit të çlirimit të Beogradit gjatë Luftës së Dytë Botërore, organizuan edhe paradë ushtarake për të në aeroport. Mbi 5 mijë policë janë caktuar për sigurinë në Beograd për vizitën e Medvedev.

Medvdev përsëriti qëndrimin e Rusisë se themeli i zgjidhjes së kësaj çështje është Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB’së e jo aktet e njëanshme, para se të arrijë në Beograd në intervistën për Vecernje Novosti të Beogradit duke mos habitur askënd.

“Në shumë raste e në të gjitha nivelet, kemi thënë se i përmbahemi qëndrimit të kaluar. Nisemi nga nevoja e respektimit të sovranitetit deh integritetit territorial të Serbisë. Nisemi nga ajo që gjatë shqyrtimit dhe zgjidhjes së të gjitha pyetjeve si pikënisje duhet të jetë pikërisht e drejta ndërkombëtare, jo aktet e njëanshme. Para së gjithave, rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së OKB’së” porositi Medvedev.

Kështu tha Medvedev për gazetën serbe Vecernje Novosti para vizitës në Beograd. Si duket kjo vlen për të gjithë, vetëm për Rusinë jo, duke e ditur për aneksimin rus në Ukrainë e Gjeorgji në këto dy dekada e fundit.

Ai shtoi se Rusia është e njoftuar me proceset që po zhvillohen dhe presionet që vijnë Prishtina, posaçërisht pasi atje, siç tha “sa e kuptoj unë në pushtet erdhën ultra nacionalistët e duhet të ndjekim me kujdes se çka po ndodhë, e është e qartë se Ballkani mbetet ende rajon i trazuar” .

“Në asnjë rast nuk duhet të lejojmë që të provohet përsëri të ‘qepet’ harta e Ballkanit njëanshëm, e as një lloj tjetër veprimi që mund të përfundojmë me katastrofë humanitare”.

Pyetjet e gazetës serbe Vecernje Novosti e kishte të lehtë të ju përgjigjej Medvedev, siç ishte ajo se a mundësuan shumë shtete perëndimore krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’ me pranimin e ‘ndarjes’ së ‘Kosovës e Metohisë’ duke injoruar të drejtën ndërkombëtare.

“Të gjitha idetë e ndryshme të bashkimit të shteteve janë shumë të rrzikshme. Pasi në fund provokojnë qarqet më të dhunshme, të cilët janë më shumë të përcaktuar si nacionalistë, për të arritur synimet e tyre përmes dhunë dhe armëve, të cilat janë ende të mjaftueshme. Konsideroj se këto janë deklarata shumë të rrezikshme”.

Medvedev shtoi se me kënaqësi viziton Beogradin për përkujtimin e 75 vjetorit të çlirimit të Beogradit në Luftën e Dytë Botërore dhe falënderoi Serbinë për qëndrimin e baraspeshuar kur SHBA dhe BE vendosën sanksione ndaj Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat