Politico: Liderët e BE-së të zemëruar nga kundërshtimi i Macron për nisjen e bisedimeve

Lajme

Politico: Liderët e BE-së të zemëruar nga kundërshtimi i Macron për nisjen e bisedimeve

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Portali ‘Politico’ i Brukselit vlerëson se kundërshtimi i Emmanuel Macron në nisjen e bisedimeve për Shkupin dhe Tiranën ka zemëruar liderët e Bashkimit Evropian.

Portali thekson se disa liderët të Bashkimit Evropian janë përpjekur të bindin të tjerët japin pajtueshmëri për nisje të bisedimeve për dy vendet e Ballkanit, duke dhënë argumente të ndryshme.

Ata paralajmëruan se refuzimi i nisjes së bisedimeve do të prishë kredibilitetin e BE-së dhe se me një gjendje të tillë “forcat rivale në Ballkan’ si Kina, Rusia, Turqia dhe Arabia do të kenë pozicion më të mirë.

“Rezultati i tillë është negativ posaçërisht për Maqedoninë e Veriut, e cila që prej 10 viteve Komisioni Evropian i dha rekomandimin e parë për bisedime për anëtarësim. Me vite rruga evropiane e vendit, që quhej Maqedoni, u bllokua nga Greqia, e cila kundërshtonte emrin. Që kur në Shkup erdhi Qeveria e re, vendi arriti marrëveshje me Athinën, ku përfshinte edhe ndryshimin e emrit. Por, pas tejkalimit të bllokimit grek, vende tani bllokohet nga një vend tjetër anëtar – Franca”, thuhet në analizën e ‘Politico’.

Sipas këtij portali, Gjermania ka qenë në mesin e 25 vendeve që kanë qenë për nisje të bisedimeve për Shkupin dhe Tiranën dhe se ajo është përpjekur dhe nuk ka arritur ta bind Francën të ndryshojë mendim.

“Në fund, e vetmja punë në të cilën liderët mundën unanimisht të merren vesh në këtë çështje ishte një fjali: ‘Këshilli Evropian duhet të diskutojë për zgjerimin para Samitit të BE-së – Ballkani Perëndimor në Zagreb në maj të vitit 2020′”, thonë nga ky portal.

Megjithatë, sipas ‘Politico’, disa analistë janë të mendimit se kjo çështje do të mund të jetë në agjendën e Samitit të ardhshëm të BE-së në dhjetor, ide që përkrah edhe kryetari i ardhshëm i Këshillit Evropian dhe kryeministri aktual i Belgjikës, Sharl Michel.

“Disa diplomatë thonë se një pjesë e madhe e rezistencës së Macron është e ndërlidhur me frikën se tema do të mund të përdoret nga e djathta ekstreme dhe ata presin që pozita e Francës pritet të zbutet pas zgjedhjeve lokale në mars të vitit të ardhshëm”, thuhet në tekst.

‘Politico’ në fund përcjell një qëndrim të një diplomati i cili vlerëson se nëse Franca mbetet në qëndrimin e njëjtë, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria “do të mund të bëhen Zvicër dhe edhe më tej të mos marrin dritë të gjelbër për nisje të bisedimeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat