Zaharova komenton deklaratën e ShBA-ve: Në cilën pjesë ShBA kufizohet me Maqedoninë  Veriore dhe Shqipërinë?

Lajme

Zaharova komenton deklaratën e ShBA-ve: Në cilën pjesë ShBA kufizohet me Maqedoninë  Veriore dhe Shqipërinë?

Nga: F. B. Më: 19 tetor 2019 Në ora: 16:20
Zaharova

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Maria Zaharova ka komentuar deklaratën e shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhgënjimin që samiti i BE-së nuk iu dha dritën e gjelbër fillimit të bisedimeve të bashkëngjitjes për Shqipërinë dhe Maqedonin Veriore, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Këtë koment edhe reagim ajo e ka bërë pas deklaratës zhgënjyese të ShBA-ve rreth samitit të djeshëm evropian.

"Po, mirë. Mund të kuptohet se diplomatët amerikan “ kanë përzier Arhangelsk me Severodvinsk. Anët e botës, pasi nuk kanë pasur hartë. Por me cilën pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore kufizohet ShBA për të lobuar për integrimin dhe bashkimin me pjesën e kontinentit tjetër, këtë në Departamentin e Shtetit duhet ta dinë. E kuptoj që pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE duhet mbushur vrimën, por Brukseli vetë duhet ta kuptoj çfarë e pret nga hyrja  e këtyre vendeve në BE “, ka shkruar Zaharova në faqen e saj në facebook transmeton "Sputnjik".

Më herët zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyera që samiti i BE-së nuk ia doli të arrij marrëveshje për bashkëngjitje të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian.

Komisioni Evropian ën vitin që shkoi kishte rekomanduar fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore për bashkëngjitje BE-së. Por tri herë radhazi kjo po shtyhet për shkka të vërejtjeve të disa vendeve, posaçërisht Francës edhe Holandës. Në samitin e të enjtes liderët nuk ia dolën që të arrijnë marrëveshje për deklaratën e përbashkët në lidhje me këtë çështje. Pas samitit vendet e BE-së kanë shty shqyrtimin e kësaj çështje për vonë dhe të i kthehen sërish vlerësimit e shqyrtimit në maj 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat