Ja çfarë u ndodhë Grupit Kumanova pasi publikojnë video në Facebook

Lajme

Ja çfarë u ndodhë Grupit Kumanova pasi publikojnë video në Facebook

Nga: N.H Më: 19 tetor 2019 Në ora: 22:58
Grupi Kumanova

29 të burgosurit e Grupit Kumanova tanimë janë në Burgun e Idrizovës, shkruan gazeta “Bota sot”.

Kohëve të fundit ata kanë paraqitje edhe më të shpeshta në rrjetet sociale. Së fundit e kishin një të tillë ditë më parë.

Mirëpo, çfarë u ndodhë pas këtyre paraqitjeve pjesëtarëve të Grupit Kumanova.

Komandant Malisheva në paraqitjen e tij të fundit, zbuloi se menjëherë pas përfundimit të kësaj video dhe publikimit të transmetimeve tjera, policia maqedonase e ka rutinë kontrollimin, dhe marrjen e të gjitha pajisjeve tjera elektronike.

Kujtojmë se Grupi i Kumanovës shpeshherë ankohet për trajtime çnjerëzore, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ndërkaq, dihet se Gjykata Themelore e Shkupit kishte dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e Grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat