Intervista në ‘Çim Peka Live’/ Ja çfarë tha Albin Kurti për Ibrahim Rugovën

Lajme

Intervista në ‘Çim Peka Live’/ Ja çfarë tha Albin Kurti për Ibrahim Rugovën

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 08:38
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ftuar në Syri Tv në ‘Çim Peka Live’, foli ndër të tjera edhe për figurën e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Kurti ndër të tjera ka folur edhe për figurën e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

“Me presidentin jam takuar vetëm dy herë ku kemi disktuar për gjëra të ndryshme. Takimet kanë qenë konstruktive përkundër që nuk jemi pajtuar. Në vitin 1995 ne u distancuam nga Dejtoni dhe pamë çlirimin e Kroacisë me luftë nga Serbia”, tregon Kurti.

“Ishte një kohë kur ne duhej të ndërronim qasje dhe të hiqnim dorë nga rezistenca paqësore. Këtu nuk jemi pajtuar”

“E vlerësoj jashtëzakonisht shumë rolin e tij në vitet 1989-92. Sidomos është një deklaratë e tij që ka pasur shumë rëndësi të madhe atë kohë e cila vlen jashtëzakonisht shumë edhe për sot. Këtë dua të e ndaj me ju”

“Rugova pati thënë atë kohë: Edhe pavarësia është kompromis për Kosovën”

“Paramendoni. Kjo deklaratë ka vlerë të madhe. Pavarësia është më e vogla që mund të i jepet Kosovës. Edhe me pavarësi ne bëjmë kompromis pasi që duhet të synojmë edhe më shumë”, shtoi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat