Vuçiq i vendosur: S`ka njohje të Kosovës në kufijtë aktual

Lajme

Vuçiq i vendosur: S`ka njohje të Kosovës në kufijtë aktual

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 08:52
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka përjashtuar mundësinë që Beogradi duhet ta njohë Kosovën brenda kufijve të saj aktual.

Ai në një intervistë për Standardin e Vjenës ka shtuar se nuk ka gjasa që Beogradi ta njohë Kosovën edhe pse thotë se ka dëgjuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që BE-ja ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe se mund të kërkonte njohje nga Beogradi.

I pyetur nëse Serbia do ta njohë ndonjëherë Kosovën si një anëtare e barabartë të bashkësisë ndërkombëtare, Vuçiq u përgjigj se kjo ishte një pyetje e vështirë për serbët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat