Ambasadori i shqiptarëve në Zvicër, Leuenberger uron fitoren e Albin Kurtit

Lajme

Ambasadori i shqiptarëve në Zvicër, Leuenberger uron fitoren e Albin Kurtit

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 09:43
Leuenberger

Gjenevë, 22 tetor -Partitë e gjelbra kanë arritur një fitore historike karshi partive djathtiste dhe majtiste në zgjedhjet parlamentare të Zvicrës të cilat u mbajtën të dielën. SVP 26.5 %, Të Gjelbrit shënojnë ngritje. Carlo Sommaruga (PS) dhe Lisa Mazzone (GJ) prijne ne Gjenevë, shume kandidat zviceran per sentar ne parlamentin helvetik fituan edhe fale votes se shqiptareve ne te cilin vend jetojne dhe veprojne mbi 300.000 sish, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Zvicra.

Të gjelbrit shënojnë rritje, rënie e djathtistëve. Rezultatet përfundimtare tregojnë se Partia e Gjelbër e krahut të majtë – Grüne , ka fituar 13% të votave për parlamentin zvicran – me një rritje prej gati 6% krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2015.

Leuenberger: Me Albin Kurtin Kosoven e presin dite me te mira..

Gazetar i agjencisë se lajmeve “Presheva Jonë” ne Zvicer Nefail Maliqi bashke me ambasadorin e shqiptareve ne Zvicer Ueli Leuenberger ishin te ftuar ne festen dhe Asamblese së Pergjithshme te partise se Gjelberve-PS, per te kremtuar fitoren ne zgjedhjet e fundit parlamentare ku prine me mijera vota Lisa Mazzone dhe Carlo Sommaruga.

Image

Duke vepruar kështu, partitë “e gjelbra” zënë një të pestën e vendeve në Parlamentin  e Zvicrës ne Bernë qe tubon  200 deputetë. Ekologia Lisa Mazzone ka marrur 37.923 vota dhe socialisti Carlo Sommaruga mbi 35.000 vota.

“Fitorja e te gjelberve eshte jo vetem fitore e partise dhe Gjenevës por edhe e te huajve, ne këte rast edhe e shqiptareve e cila do te avancoj bashkepunimin dhe integimin me te mire te tyre ne vnedion tonë. Njekohesisht do te pershpejtoje proceset ne Kosovë, sidomos liberalazimin e vizave. Merr me mend nje nenë kosovare nuk mund ta vizitoj djalin apo qiken e vete ne Zvicer per te festuar lindjen e nipit apo mbeses?!..” tha  z.Ueli Leuenberger (veteran nga partia e Gjelberve) i cili konsiderohet si ambasador i shqiptareve ne Zvicër.

I pyetur rreth per zgjedhjet e fundit ne Kosovë, ato te 6 tetorit, ku fitues doli VV se Albin Kurtit duke lene larg partite tjera kosovare per nga numi i votave,  ne vazhdim z.Leunberger ka deklaruar se “fitorja e Albin Kurtit ishte e merituar dhe ne njefare mënyre e pritur sepse Kosova e drejtuar viteve te fundit me fytyra gati te njejta, nisi te shenoj regres duke deshtuar ne ne shume procese, sidmos ne ate te integrimeve, papunesise, lufta kunder krimit te organizuar duke shenuar progres eksodi masiv dhe korrupcioni. Une uroj qeverine e re te Kosoves te prire nga lideri Albin Kurti dhe djelmoshat e VV, me shprese se do te drejtoj Kosovën ne rruge te mbare duke ja kthyer imazhin vendit. Mund ta them lirisht se me qeverine e re te Kosovës te prire nga Albin Kurti po vjen nje epoke  e re, nje faqe e re historike e perpsktives se Kosoves se lodhur dje nga regjimi serbe dhe deri sot nga profiteret ne rajon..”

Duke folur per zgjedhjet e paralamenrtare ne v cer te se dieles, ku kishte edhe kandidatë nga radhet e shqiptareve, ku ishin gjashte sish z. Ueli Leuenberger, i cili është “ambasador” i diasporës shqiptare në Zvicër dhe njohës i mirë i komunitetit shqiptarë në Zvicër e ka pritur humbje e kandidatereve shqiptare sepse siq u shpreh ai “ata jo vetem se nuk ishin unik, te pa pergatitur por edhe Partitë politike në Zvicër, përmes këtyre kandidatëve nga Kosova, kanë më shumë qëllime për të tërhequr votat e shqiptarëve..”

Sa i përketë përfaqësimit të të huajve në parlament zvicerane, ka dhjetra persona që i njohim ne si “Segundos”, si italianët, të cilët marrin pjesë te cilët pas gjysëm shekulli në Zvcër kanë arritur sukses të fitojnë një ulëse, shpjegon ish-deputeti zviceran.

“Kjo është arsyeja pse këtu nevoitet kohë, ndoshta disa vite apo edhe decenie për te fituar kandidatet nga radhët e komunitetit shqiptar, për të mundur të përfaqësohen në parlamentin helevetik..” ka shtuar në fund z.Luenberger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat