Junker: Evropë ruaju dhe lufto kundër nacionalizmit të marr edhe kufizuar

Lajme

Junker: Evropë ruaju dhe lufto kundër nacionalizmit të marr edhe kufizuar

Nga: F.B. Më: 23 tetor 2019 Në ora: 12:51
Zhan-Klod Junker

Kreu i Këshillit të Evropës në largim Zhan-Klod Junker i ka tërhequr vërejtjen Evropa po dobësohet në mënyrën demografike, ekonomike edhe politike dhe e vetme duhet të luftojë kundër nacionalizmit të vetë, në fjalimin e tij të fundit ai ka vlerësuar se suksesi dhe e arritura më e madhe e Evropëy është ruajtja e paqes, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

"Çka është ardhmëria e Evropës? Ne jemi kontinenti më i vogël. Shumica e evropianëve këtë as që e di, ne jemi shumë të vegjël si kontinent evropian", ka thënë Junker duke shtuar se Politika duhet të ndërlidhet me demografi edhe gjeografi.

"Ne po vdesim, nuk do të zhdukemi, por do të bëhemi gjithnjë e më pak. Në fillim të shekullit 20 ishim 20 për qind e popullatës së botës, në fund të këtij shekulli që jemi do ketë 10 miliardë njerëz, ndërsa evropianë vetëm 4 për qind", tërhoqi vërejtjen ai.

Evropa sipas tij do të humb fuqinë ekonomike brenda pak viteve dhe asnjë vend evropian nuk do të jetë pjesë e grupit të vendeve më të zhvilluara, ka thënë ai në kumtesën e KE-së.

Duke u nis nga ky zhvillim i pakthyeshëm i ngjarjeve, mashtrohet secili se ka ardhur momenti që më pak të flitet për kuadrin evropian e më shume atë kombëtar.

"Evropa do të thotë paqe. Evropa do të thotë edhe fuqi duke u nis nga ndikimi që kemi në botë", tha ai, duke shtuar se ai angazhohet që në lidhje me politikën e jashtme të vendos me shumicë të kualifikuar Këshilli i Evropës.

"Po shkoj nga funksioni – jo i dëshpëruar, por as jo shumë i lumtur, me ndjenjën se kam punuar edhe përpjekur me ndershmëri. Por do të ishte më mirë sikurse të gjithë të ishin angazhuar me ndershmëri", tha i.

Junker shprehu krenari në atë se gjatë ishte pjesë e tërësisë “më të vlefshme nga të gjithë ne".

"Ruaju Evropë. Dhe lufto kundër nacionalizmit të marr edhe kufizuar. Rroftë Evropa", ka thënë Junker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat