I ndalohet hyrja në Kosovë ndihmës-drejtores së zyrës për Kosovën Dushica Nikoliç - Bota Sot
I ndalohet hyrja në Kosovë ndihmës-drejtores së zyrës për Kosovën Dushica Nikoliç

Lajme

I ndalohet hyrja në Kosovë ndihmës-drejtores së zyrës për Kosovën Dushica Nikoliç

Nga: F.B Më: 29 tetor 2019 Në ora: 17:23
Ilustrim

Gazeta  “Novosti” sapo ka njoftuar se ndihmës drejtores së zyrës për Kosovë Dushica Nikoliçit i është ndaluar hyrja në kalimin administrativ në Jarinje, përcjell “Bota Sot”.

Dushica Nikoliç është ndaluar sot të hyj në Kosovë në vendkalimin administrativ Jarinje, me çka Prishtina ka vazhduar praktikën e shkeljes së drejtës së lëvizjes së lire, kanë shkruar në një kumtesë zyra e ashtuquajtur për Kosovë, duke shtuar se tash dy muaj nuk lejohet askush nga kjo zyrë të hyj në Kosovë gjë që është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit.

“Kjo është sjell raciste e Prishtinës që nuk po dënohet nga bashkësia ndërkombëtare, sepse maltretimi dhe shkelja e të drejtave të popullit serb nuk përbën lajm për sponsorët e pavarësisë së Kosovës. Qëllimi kryesor I kësaj praktike është ngufatja e popullit serb në Kosovë dhe ndrydhja e secilës forme të pranisë institucionale të Serbisë në terren”, thuhet në kumtesë.

Ajo ka thënë se përkundër kësaj Serbia do të vazhdoj të gjej forma edhe mënyra për të vazhduar funksionimin e institucioneve të saj në Kosovë dhe realizimin e ndihmës për popullin, ndërsa për sjelljen e Prishtënës do të informohen instancat ndërkombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat