Harçenko: Kosova duhet të jetë fokusi kryesor i Këshillit të Sigurimit të OKB-së - Bota Sot
Harçenko: Kosova duhet të jetë fokusi kryesor i Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme

Harçenko: Kosova duhet të jetë fokusi kryesor i Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Nga: F. B. Më: 31 tetor 2019 Në ora: 15:27
Harçenko

Një ndër çështjet më të rëndësishme në Ballkan, në planin ndërkombëtar është kriza në Kosovë, ndërsa problemi i Kosovës duhet të zgjidhet me iniciativë të Beogradit ka deklaruar ambasadori rus në Serbi Aleksandar Bocan-Harçenko, shkruan “Kurir”, përcjell “Bota Sot”.

"Udhëheqja serbe është shkëlqyeshëm e vetëdijshme dhe po udhëheq fjalën kryesore. Shumë herë është thënë në nivelet më të larta se Rusia ofron të gjithë mundësinë e mbështetjes ndaj Serbisë si mik dhe partner dhe anëtar i KS të OKB-së. Nëse nisemi nga paragjykimi se Kosova është çështje me rëndësi  në rendin e ditës së KS të OKB-së dhe duhet të jetë fokusi kryesor i këtij organi, atëherë KS është një premisë dhe garanci e zgjidhjes së çështjes së Kosovës", ka thënë Harçenko për TASS.

Harçenko ka vlerësuar se raportet mes Rusisë dhe Serbisë asnjëherë nuk kanë qenë në nivel më të lartë dhe se ato po përcillen me dialog intensiv të bazuar në besim.

"Bashkëpunimi bilateral ka arritur nivel të lartë me dialogun intensiv politik të bazuar në besim, raportet ruso - serbe po zhvillohen në harmoni me deklaratën për partneritet strategjik. Ministri i jashtëm Lavrov ka potencuar se bëhet fjalë për dokument që po jep rezultate konkrete", tha ai.

Sipas tij Serbisë dhe Ballkanit i nevojitet një përfaqësim më i madh nga Rusia në media. Harçenko ka përkujtuar se kryeministri rus Medvedev ditë më parë qëndroi në Beograd dhe bisedoi me presidentin Vuçiq edhe kryeministren Brnabiç, si dhe për bashkëngjitjen e Serbisë në Unionin Ekonomik Euro-Aziatik (EAEU).

Sipas ambasadorit rus, fusha më e rëndësishme e bashkëpunimit bilateral janë projektet strategjike që kompanitë ruse zhvillojnë në Serbi.

"Kompania NIS (Industria e Naftës së Serbisë), që po zgjeron aktivitetin dhe prodhimtarinë. Projektet që përfshijnë hekurudhat ruse shpejtë po realizohen në vepër, pastaj " rrjedha turke", sepse Serbia pas Turqisë është vendi më aktiv. Duhet vërejtur se këta hapa në vitet e fundit janë strategjike, në bashkëpunimin bilateral, ekonomik e energjetik të pranisë ruse në regjion edhe Evropë", ka nënvizuar Harçeko.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat