Vuçiq u bën presion ndërkombëtarëve: Pse s’po hetohet me çfarë u helmuan në KQZ

Lajme

Vuçiq u bën presion ndërkombëtarëve: Pse s’po hetohet me çfarë u helmuan në KQZ

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 20:09
Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, sërish ka pyetur zëdhënësen e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq nëse mund të tregojë se me çfarë helmi janë helmuar anëtarët e KQZ’së në Prishtinë.

Vuciq shprehet i habitur pse me ‘këtë çështje kaq të rëndësishme nuk po merret BE-ja, e as përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së, për Ballkanin perëndimor, Mattheë Palmer’.

Ai përmendi në një postim në Tëitter që kanë kaluar tri javë që nga rasti i helmimit në Prishtinë dhe përsëriti që derisa të jetë i gjallë, nuk do të heqë dorë nga përgjigjja për këtë rast.

Ai kërkoi nga BE-ja të sqarohet nëse helmi, siç tha ai, ishte antraks, noviçok apo ndoshta mjet për pastrimin e mobileve.

E në ndërkohë, Vuçiqi do të takohet të hënën me amerikanin Palmer, për çka thotë se do të jetë rast që të sqarohen pozicionet e dy palëve rreth sanksioneve dhe njohjes së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat