Ugljanin: Statusi special për Sanxhakun kyç në zgjidhjen e kontesteve në Ballkan

Lajme

Ugljanin: Statusi special për Sanxhakun kyç në zgjidhjen e kontesteve në Ballkan

Nga: F.B. Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 09:52
Sulejman Uglanin

Kryetari i Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut (SDA) Sulejman Uglanin ka deklaruar në Sarajevë se statusi special për Sanxhakun përbën thelbin e zgjidhjes së të gjitha çështjeve dhe kontesteve politike edhe territorial ndërmjet vendeve fqinje dhe popujve në Ballkan, shkruan “Danas”, përcjell “Bota sot”.

Në sesion e Asociacionit të Intelektualëve të Pavarur “Rrethi 99“, Ugljanin ka prezantuar propozimin e partisë së tij për statusin special të Sanxhakut në kuadër të reformës së pushtetit politik të Serbisë, sipas të cilës ky qark do kishte bashkësi politike edhe territorial e popujve të barabartë, ku shqiptarët, boshnjakët, malazezët dhe serbët do ishin popuj konstituiv.

“Sanxhak mund të jetë qelizë e stabilitetit dhe bashkëpunimit regjional”, ka thënë  Ugljanin.

Ai ka përmendur konceptin e Komisionit të Badinterit për zgjidhje afatgjate të krizës jugosllave, sipas të cilës kufij e AVNOJ-it duhet pranuar si kufij ndërkombëtar në hapësirën e ish-Jugosllavisë, duke i dhënë status special për popujt që jetojnë jashtë vendit amë.

Ugljanin ka thënë se SDA Sanxhak këtë propozim ia ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit të Serbisë, kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi dhe përfaqësuesve tjerë ndërkombëtar, BE-së dhe OKB-së.

“Ndjenjat e qytetarëve të Sanxhakut posaçërisht të boshnjakëve që Bosnjën e përjetojnë si shtet kombëtar ka bazën në faktet historike, juridike e politike”, ka vlerësuar  Ugljanin.

Përcaktimi i Sanxhakut si territor dhe entitet i veçantë politik me kushtetutë, pushtet ekzekutiv dhe gjyqësor “përbën” minimumin e ekzistencës biologjike dhe ekzistencës politike të popullit boshnjak në Sanxhak.

Ugljanin ka thënë se qytetarët e Sanxhakut “jetësisht janë të interesuar” për sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës e cila përmes rrugës bilateral do definoj statusin e boshnjakëve dhe popujve tjerë që jetojnë në Sanxhak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat