Vuçiq: Ne nuk duam të hyjmë në konflikte me Amerikën

Lajme

Vuçiq: Ne nuk duam të hyjmë në konflikte me Amerikën

Nga: F.B. Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 13:58
Aleksandar Vuçiq

Pas takimit ndërmjet Vuçiq dhe të dërguarit special të ShBA-ve Palmer, presidenti serb ka thënë se “Serbia do të hyj në konflikt me ShBA-në”, ndërsa Palmer ka thënë se lidhur me zgjerimin BE ka bërë gabim, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Mësohet se Vuçiq dhe Palmer fillimisht kanë biseduar veçmas në katër sy, ndërsa më pas ka pasur takim të delegacioneve.

"Bisedimet ishin të hapura, të sinqerta dhe të jem i ndershëm me media, jam i kënaqur me përmbajtjen sepse janë trajtuar të gjitha çështjet tona kontestuese, dallimet mes nesh dhe se jemi të vendosur që të gjejmë zgjidhje për ardhmëri që do thotë edhe raporte më të mira me ShBA”, ka thënë ai në konferencë me gazetarët pas takimit me Palmer.

Ai ishte konstruktiv dhe me qasje që në raport me Prishtinën të kthehemi sa më parë në dialog.

Qëndrimi i Serbisë dhe ShBA-ve lidhur me Kosovën janë të ndryshme dhe nuk ka fshehtësi. "ShBA e ka pranuar Kosovën, Serbia ka qasje tjetër, por i falënderohem Palmerit që ishte i gatshëm të dëgjoj[ çfarë kemi ne të themi edhe tash edhe më herët”, tha Vuçiq që falënderoi Palmer për mbështetjen në rrugën evropiane.

Ai tha se Serbia nuk hyn në konflikt me Amerikanë: "Që ne të hyjmë në konflikt me Amerikën kjo nuk ndodhë, as nuk më shkon ndërmend që të konfrontohem me një fuqi të tillë."Problemet do të zgjidhen në  nivelin bilateral dhe mbrojtje të interesave.

"Kemi hapësirë të vogël manovrimi nëpër të cilën duhet kalojmë dhe ruajmë lirinë, neutralitetin dhe shpresoj të kemi mbështetje në këtë nga ShBA, gjë që nuk është lehtë", tha Vuçiq.

"Palmer më ka thënë çka nuk i pëlqen në politikën serbe, unë jam përgjigjur në atë", tha Vuçiq dhe theksoi se pret të krijohen kushte për vazhdimin e dialogut dhe se Serbia dëshiron që ai të jetë serioz dhe të arrihet zgjidhje.

"Sepse Serbia është e gatshme për kompromis, por jo për poshtërimin e vetë dhe popullit saj në Kosovë dhe gjithë vendin", tha ai.

Pas Vuçiqit para medieve ka fol Palmer që shtoi se me presidentin kanë biseduar për situatën jo vetëm në Serbi por edhe regjion. "Kjo është me rëndësi pas mossuksesit të BE-së që të hap bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë për anëtarësim. Sipas mendimit tonë ky është gabim historik dhe porosi e keqe për regjionin” tha Palmer.

Ai thekoi se dëshiron që i gjithë Ballkani të ketë perspektivë evropiane, duke shtuar se ShBA do bëjë gjithçka që mundet që të bind partnerët evropian se situata e tashme duhet ndryshoj qysh në takimin e liderëve qe mbahet në Zagreb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat