Vuçiq në takim me prokurorin e Hagës, temë krimet e luftës

Lajme

Vuçiq në takim me prokurorin e Hagës, temë krimet e luftës

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 09:12
Aleksandar Vuçiq dhe Serge Brammertz

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq  sot do të takohet me Kryeprokurorin e Mekanizmit për Gjykatat Penale Ndërkombëtare në Hagë, Serge Brammertz.

Takimi do të mbahet në orën 10.00.

Brammertz, i cili po qëndron për një vizitë dyditore në Beograd, është takuar të hënën me prokuroren e krimeve të luftës Snezhana Stanojkoviq.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Luftës në Serbi, një nga temat e këtij takimi të rregullt ishte përgatitja për raportin gjashtëmujor të Brammertz në Këshillin e Sigurimit mbi bashkëpunimin e Serbisë me Mekanizmin dhe zbatimin e strategjisë kombëtare të krimeve të luftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat