Ministri i Jashtëm Darmanoviq mohon çfarëdo negocimi për ndryshim kufijsh mes Malit të Zi e Kosovës

Lajme

Ministri i Jashtëm Darmanoviq mohon çfarëdo negocimi për ndryshim kufijsh mes Malit të Zi e Kosovës

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 15:18
Sërgjan Darmanoviq

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq deklaroi para deputetëve të Kuvendit se nuk ka marrë pjesë në çfarëdo negociatash për t’i dhenë territor të Malit të Zi kujtdo qoftë.

Siç është shprehur ai, negociata të tilla nuk ka pasur asnjëherë, as që mund të ketë, citojnë mediat malazeze Darmanoviqin.

Ai u shpreh para Parlamentit të Malit të Zi duke u përgjigjur ndaj akuzave të deputetit të Frontit Demokratik, Millun Zogoviqit, i cili ka thënë se çështja e kufizimit me Kosovën nuk është mbyllur dhe se pala malazeze e ka lënë të hapur mundësinë e ndryshimit të Marrëveshjes për kufizimin me Kosovën, pavarësisht se ajo është e ratifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat