Vajzat e Bekim Kastratit fillojnë studimet në Universitetin e Prishtinës, presin drejtësi për babanë e vrarë

Lajme

Vajzat e Bekim Kastratit fillojnë studimet në Universitetin e Prishtinës, presin drejtësi për babanë e vrarë

Nga: G.B Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 18:51
Era dhe Vesa para lapidarit të Bekim Kastratit

Bekim Kastrati, gazetari i gazetës “Bota sot” u vra me 19 nëntor në vitin 2001 dhe vrasja e tij ende nuk është zbardhur.

E vajzat e tij, Era dhe Vesa tashmë kanë filluar studimet në Universitetin e Prishtinës, derisa akoma presin drejtësi për vrasjen e babait të tyre, përcjell Bota sot.

Për këtë ka bërë të ditur, Liridon Dajaku, vëllai i Besim Dajakut, i cili u vra bashkë me Bekim Kastratin.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Vesa dhe Era prane Lapidarit te babait Bekim Kastrati, gazetarit te vrare ne naten e 19 tetorit te vitit 2001, ku ne ate prite u godite dhe vellai yne, Besim Dajaku. Kohe e pasluftes, kur u bene shume vrasje ne prita, me motive politke. Tani Era dhe Vesa kane filluar studimet ne Universitetin e Prishtines dhe akoma presin drejtesi per babain e tyre te vrare ne pusi...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat