Vuçiq: Me amerikanët e dimë ku jeni, ndërkohë që politika e BE-së nuk dihet

Lajme

Vuçiq: Me amerikanët e dimë ku jeni, ndërkohë që politika e BE-së nuk dihet

Nga: F.B. Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 10:17
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se me amerikanët e dimë ku jemi, ndërkohë që më nuk dihet cila është politika e BE-së, shkruan B92” përcjell “Bota Sot”.

Në pyetjen e gazetarëve në një emision pse janë heshtur deklaratat e Palmer në Prishtinë, ai ka thënë se asgjë nuk është heshtur dhe po përgjigjet në secilën pyetje.

"Jam i vetmi që para Palmer kam thënë se ShBA, gjermanët dhe anglezët kanë shkel të gjitha parimet e të drejtës ndërkombëtare e edhe Kushtetutën e Kosovës me rastin e formimit të ushtrisë së Kosovës dhe kjo po ju shërben si presion ndaj vendeve  të vogla. Kur ndonjë zyrtar serb i ka thënë këto para amerikanëve", tha ai.

Ai përsëriti se amerikanët nuk kanë ndryshuar qëndrimin e tyre dhe përherë punojnë dhe flasin se vetëm një gjë kërkojnë nga Serbia dhe ajo është pranimi i pavarësisë s Kosovës, përkatësisht njohjen e ndërsjellë.

Në pyetjen nëse ka fazë në të cilën ShBA do ndikoj në BE dhe të rritet presioni në Serbinë për njohje të Kosovës si e pavarur, ai tha se nuk mund te hedhet poshtë kjo mundësi.

"Me amerikanët mundeni hapur të bisedoni, ata ju thonë atë që kanë për të thënë edhe ju atyre, por nuk dimë çka është politika e BE-së, por do insistojmë që ata të jenë ndërmjetësues dhe në të ardhmen. Ndoshta së shpejti takohem me Makron dhe do ta pyes, me amerikanët bile e dimë ku jemi", tha ai.

Lidhur me ndonjë takim të llojit Rambuje që përmendet nga amerikanët, ai tha s kjo mund te ndodhë vetëm nëse ka marrëveshje dhe zgjidhje.

"Palmer e njoh me vite, shumë inteligjent dhe profesionist. Grenel ka energji të çastshme, flasin për te gjithçka sikurse që flisnin për Junker se është pijanec, e ai ka problem me këmbë dhe është politikani më i aftë të cilin asnjëherë askush se ka mund se punon pa ndal", sqaroi ai.

Vuçiq ka thëne se respekton që të dy të dërguarit, me Grenel mund të flitet edhe për ngritjen e ekonomisë në regjion.

Prandaj është me rëndëso që të kthehet besimi në regjion, që kur të vuloset kamioni me mallra nuk ka pse të hiqet vula edhe hapet përsëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat