Vuçiqi thotë se kompromisi me Kosovën nuk është humbje e Serbisë

Lajme

Vuçiqi thotë se kompromisi me Kosovën nuk është humbje e Serbisë

Nga: F.B. Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 10:20
Aleksandar Vuçiq

Në emisionin “Pikëpyetja” të RTS presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka fol në përgjithësi për situatën dhe reformat në Serbi, për ekonominë pagat edhe pensionet por edhe lidhur me zgjidhjen për çështjen e Kosovës, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Në pyetjen se çfarë mendon se ka bëtë për problemin e Kosovës pasi akuzohet nga tjerët se nuk ka bërë asgjë ai ka thënë:

“Si nuk kam bërë edhe nuk kam përmbushur asgjë, sikur mos ta zgjidhnin ata që kanë menduar se e zgjidhën në vitin 2008? Ndoshta jam fajtor që iu kam thënë njerëzve të vërtetën por do përpiqem me gjithë zemër për Kosovën edhe për popullin tonë. Jam aq tradhtar sepse 96 për qind votuan për Listën Serbe dhe bartësin Vuçiq. Kam fituar katër medalje nga Nikolla Pashiq jam serbi i parë që ka fituar medaljen e Aleksandar Nevski dhe jam i kënaqur me këtë që kam marr nga Putin dhe jo nga Jelcin. Kam dashur të refuzoj medaljen e Kishës Ortodokse, por më kanë sugjeruar s kjo është fyerje”.

Vuçiq ka shtuar se në lidhje me çështjen e Kosovës “nuk është kompromis me Prishtinën humbje për Serbinë".

“Kam thënë se besoj dhe shpresoj në vazhdimin e dialogut, kusht për këtë është heqja e taksës. Kur ata të ndalonin fushatën për pranimin e Kosovës, ne atyre të ju japim anëtarësi në organizatat ndërkombëtare, ndërsa ata të heqin taksat? Kjo nuk mund të bëhet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat