Palmer: Jam kanë i qartë edhe me Prishtinën edhe me Beogradin, shtetësia dhe pavarësia e Kosovës janë të pakthyeshme

Lajme

Palmer: Jam kanë i qartë edhe me Prishtinën edhe me Beogradin, shtetësia dhe pavarësia e Kosovës janë të pakthyeshme

Nga: F.B Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 11:08
Palmer

ShBA duan që Serbia edhe Kosova të normalizojnë raportet dhe të hapin rrugën drejtë qëllimit të përbashkët dhe ky është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, ka deklaruar i dërguari amerikan për Ballkanin Metju Palmer, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Palmer në emisionin “Këndi i Drejtë” ka thënë se për ShBA nuk ka çështje të shtetësisë së Kosovës dhe pavarësisë, gjë që është e pakthyeshme, por ka vetëm normalizim të raporteve deri te e cila arrihet me dialog edhe marrëveshje.

"Qëllimi i procesit të atij dialogu nuk është mbështetje e ndonjërës palë, por përkundrazi inkurajim i dy palëve" tha ai.

Marrëveshja që avancon paqen edhe stabilitetin është shumë dimensionale dhe nënkupton politikë të sigurt, të drejta të njeriut dhe qytetarëve dhe mbrojtje të pasurisë kulturore, precizoi Palmer.

Duke fol për qëndrimin në Prishtinë, Palmer tha se atje ishte i qartë se heqja e taksës së mallrave serbe  është rruga drejt normalizimit dhe dialogut.

"Te zgjidhja mund të arrihet nëse të dy palët afrojnë qëndrimet dhe ne nuk do të imponojmë zgjidhjen", tha Palmer duke shtuar se Serbia duhet të ndaloj me aktivitetet që realizon për de legjitimimin e pavarësisë së Kosovës, për çka janë vendosur taksat.

ShBA duan atmosferë pozitive, gjë që tash nuk është dhe deri te ajo arrihet nëse Beogradi ndalon me fushatën e tërheqjes së njohjes së shtetësisë së Kosovës, ndërsa Prishtina të heq taksën, ka thënë Palmer se për ShBA pavarësia e Kosovës është çështje e përfunduar.

Pranimi nuk është problem që zgjidhet shpejtë dhe lehtë dhe nuk është pyetje për media e TV. Për atë duhet të debatohet e shqyrtohet në tavolinën e bisedimeve ka thënë ndër tjera Palmer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat