Profesori amerikan: Kryeministri shqiptar po bën këtë gabim të madh

Lajme

Profesori amerikan: Kryeministri shqiptar po bën këtë gabim të madh

Nga: A.Zh Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 13:49
Alon Ben-Meir

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut Alon Ben-Meir, ka kritikuar kryeministrin shqiptar Edi Ramën.

Ben-Meir ka thënë se Rama ka bërë një gabim të madh, duke lejuar që kompanitë kineze të kenë qasjen në rrjetin 5G, përcjell Bota sot.

Sipas ekspertit amerikan, Rama nuk duhet të lejojë që kinezët të drejtojnë projekte kombëtare, përmes të cilave mund të ndikojnë politikisht dhe ekonomikisht në Shqipëri.

Postimi i plotë i Ben-Meir në Facebook:

Edi Rama bëri një gabim të madh duke lejuar që kompanitë kineze të kenë qasje në rrjetin 5G. Ju nuk duhet të lejoni që kinezët të zhvillojnë projekte kombëtare, përmes të cilave ata mund të ushtrojnë ndikim të padrejtë politik dhe ekonomik.

Ambasada e Sh.B.A-Tiranë

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat